Arkiva e lajmeve
                   

TRUPI KOORDINUES KA DORËZUAR NË MEDVEGJË KONTRATAT PËR BURSË PËR NXËNËSIT E SHKOLLAVE TË MESME

7. dhjetor 2018.

Medvegjë - Nxënësit e shkollave të mesme në Medvegjë, 63 prej 80 të cilëve u paraqitën në konkurs, do të marrin bursë prej 6000 dinarë në muaj për nëntë muajt e ardhshëm. Ata morën bursat në konkursin e këtij viti të Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Në përputhje me buxhetin, Shërbimi i Trupit Koordinues ka në dispozicion fonde për 300 bursa dhe sipas kuotave, komuna e Medvegjës ka pranuar 21%.

"Të gjithë ata që treguan sukses gjatë mësimit e meritojnë bursën e cila do të jipet për  nëntë muajt e ardhshëm. Shuma e bursave është 6,000 dinarë në muaj, dhe shpresoj që ju do të shpenzoni paratë për atë që keni nevojë, dhe se do t`iu ndihmojë që të organizoni edukimin tuaj në mënyrën që dëshironi”, tha Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues. Stankoviq shfrytëzoi rastin që t`i motivojë nxënësit që të regjistrohen në studime.

Kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq, theksoi se Trupi Koordinues në vitet e mëparshme ka bërë shumë për komunën e Medvegjës dhe se ky vit në aspektin e bashkëpunimit ishte edhe më efikas.

 "I kam borxh mirënjohjen e madhe Trupit Koordinues dhe kryetarit të këtij organi, Zoran Stankoviq. Falë ndryshimeve në propozitat  komunave të Medvegjës, këtë vit morri numër më të madh të bursave. Urime për studentët që kanë marrë bursa, me dëshirën që në të ardhmen, kur ju të regjistrohen në fakultet ta përfaqësojnë Medvegjëm në mënyrën më të mirë. Të gjithë të rinjtë që përfundojnë studimet do të jenë të mirëpritur, ndërsa ne, edhe pse kjo nuk është një detyrë e lehtë, do të gjejmë një mënyrë për të punësuar këta të rinj ", ka thënë Arsiq. Kryetari i komunës së Medvegjës, theksoi se në seancën e fundit të Këshillit Komunal është vendosur që çdo fëmijë i porsalindur të merrë 30 mijë dinarë, që çmimi i regjistrimit në çerdhe të jetë më e ulëta në Serbi, dy mijë dinarë dhe që komuna të paguajnë  transportin për të gjithë nxënësit që kanë nevojë për të udhëtuar në shkollë.

Katarina, Petra, nxënëse në klasën e parë në Shkolla e Ekonomisë dhe Ilirja e cila është maturante, thonë se bursat e tyre do të thotë shumë sepse e lehtëson arsimin e tyre dhe që do të ndihmojë ata të përmbushin nevojat e tyre në periudhën në të cilën do ta marrin këtë ndihmë. Ato theksuan se bursa është një nxitje për të gjithë ata që nuk kanë arritur të mësojnë më mirë dhe kështu luftojnë për vete. Katarina, Petra dhe Ilirja, janë nxënëse të shkëlqyer dhe të shohin të ardhmen e tyre në Medvegjë.

Shërbimi i Trupit Koordinues në përputhje me buxhetin ka fonde për 300 bursave dhe kuotat sipas komuna e Bujanocit ka marrë 40% apo 120, Presheva 39% apo 117, dhe Medveđa 21% apo 63 bursa.

Burimi: Trupi Koordinues