Arkiva e lajmeve
                   

TRUPI KOORDINUES AVANCON NJOHURITË E GJUHËS SERBE SI GJUHË JO-AMTARE

26. tetor 2015.

Preshevë, Bujanoc -  Në fillim të vitit shkollor 2015/2016, Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ka filluar implementimin e projektit të avansimit të njohurive të gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare për nxënësit të cilët e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe.

Katër shkollat fillore nga komuna e Bujanocit dhe Preshevës, në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe janë të përfshira në projektin „Avansimi i gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë“, dhe gjatë kohës së realizimit të projektit arsimtarët e gjuhës serbe do të kenë asistentë për mësim.

Njëra nga shkollat të cilat janë të përfshira në këtë projekt është shkolla „Muharrem Kadriu“, nga Tërnoci i Madh, fshat i cili është i banuar kryesisht me shqiptarë.

Naim Salihu, ushtrues detyre i drejtorit në këtë shkollë, thotë se Trupi Koordinues me këtë projekt ka dashur që t’iu ndihmoj nxënësve të cilët gjuha shqipe iu është gjuhë amtare që më mirë ta mësojnë serbishtën, si dhe se koha do të tregoj se sa ky projekt ka qenë i suksseshëm.

“Në komunën e Preshevës ka shumë arsimtarë të cilët nuk janë të trajnuar që të punojnë me nxënës në lëndën e gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare. Trupi Koordinues ka dëshiruar që të ndihmoj rreth rritjes së diturive të gjuhës serbe, siç bëhet si për shembull në Vojvodinë, sepse nxënësit e fshatit tonë për herë të parë ndëgjojnë gjuhën serbe në shkollë apo në television. Koha do të tregoj se cilat do të jenë rezultatet e këtij projekti”, tha Naim Salihu.

Vjollca Sadiku, njërsa ndër shtatë arsimtarët e gjuhës serbe në këtë shkollë, e cila ka 35 vite përvoj punë në shkollë, thotë se nxënësit më herët kanë qenë më të interesuar për mësimin e gjuhës serbe.

“Projekti është i mirëseardhur, besoj se do të punojmë edhe më shumë, e sa do të kemi sukses do të shihet. Mirëpo, pa njohur mirë të dyja gjuhët, nuk mund të ketë sukses në shkollën shqipe, edhe pse po mundohemi të flasim sa më tepër në gjuhën serbe. Pa e njohur gjuhën shqipe është vështirë të punosh më nxënësit, sidomos këtu në Tërnoc të Madh”, shprehet arsimtarja Vjollca Sadiku.

U.d drejtori i kësaj shkolle, Naim Salihu, shton se është i kënaqur me nxënësit, sepse Tërnoci i Madh është vendi në të cilin nxënësit nuk kanë mundësi të komunikimit në gjuhën serbe dhe në në secilën paralele mund të gjinden 10 deri 15 nxënës të cilët mund të komunikojnë.

Draga Kërstiq, profesoreshë e gjuhës serbe nga Nishi, është asistente e gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare në këtë shkollë. Ajo para ardhjes në këtë shkollë, ka ndjekur seminare të cilat i kanë mbajtur ekspertët për ligjërim të gjuhës serbe si gjuhë jo-amtare nga Universiteti i Beogradit dhe Novi Sadit.

„Kjo është hera e parë që nxënësit e shkollave fillore kanë asistentë në ligjërim. Sa i përket përshtypjeve të para, jam shumë e kënaqur. Gjatë orëve i përmbahemi programit të punës i cili përshtatet nivelit të diturive të nxënësve. Sëbashku me arsimtarët fëmijëve ua mësojmë gjuhën serbe e cila është e nevojshme për komunikim të përditshëm. Pengesa më e madhe e imja është mosnjohja e gjuhës shqipe. Mirëpo, edhe ne arsimtarët të cilët më herët kemi filluar që të punojmë në këto katër shkolla, kemi filluar t`i ndjekmi orët e gjuhës shqipe, në mënyrë që zotërojmë leksikonin shkollor i cili është i nevojshëm për punën me fëmijë. Fëmijët janë shumë të kënaqur kur në orë flas gjuhën shqipe, kështu që reciprokisht i shkëmbejm njohuritë“, tha arsimtarja Dragana Kërstiq.

Është e paraparë që projekti të implementohet deri në fund të vitit të ardhshëm shkollor, përkatësisht 15 korrik 2016.

Burimi: Titulli, OK Radio dhe Trupi Koordinues