Arkiva e lajmeve
                   

TRIBUNË MBI RREZIQET E EMIGRANTËVE NGA TREGËTIA ME NJERËZ

27. korrik 2015.

Vrajë, Preshevë, Bujanoc – Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Vrajë, ka mbajtur në Preshevë tribunën “Rreziqet e emigrantëve nga tregëtia me njerëz në rrugën drejt Unionit Europian, duke iu referuar situatës në jug të Serbisë“.

Qëllimi i tribunës ka qenë që në kuadër të shënimit të 30 korrikut, Ditës Ndërkombëtare të Luftës Kundër Kontrabandimit me Njerëz, të tërheqet vëmendja e publikut dhe të informohen insitucionet përkatëse lokale, OJQ-të dhe qytetarët, me rrezikun e rritur të tregëtisë me njerëz, shkeljen e drejtave themelore të njeriut dhe rreziqet  me të cilat ekspozohen në mijëra refugjatë të cilët ikin nga konflikti i armatosur, dhuna dhe nga varfëria.

Në tribunë kanë marrë pjesë: Koordinatori kombëtar për luftën kundër tregëtisë me njerëz, Rrjeti AT, OJQ Atina, OJQ Grupa 484, OJQ Astra, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave të Kontrabandimit me Njerëz, Kryqi Kuq, Komesariati për Refugjatë dhe Emigrimi i RS-së dhe Këshilli i Drejtave të Njeriut nga Bujanoci dhe Presheva.

Në të njejtën ditë është nisur edhe aksioni i mbledhjes së ndihmës emergjente për gratë dhe fëmijët e emigrantëve në Qendrën Kolektive për Pranimin e Emigrantëve në Stacionin Hekurudhor, në Preshevë.

Në këtë mënyrë të gjithë partnerët dhe pjesëmarrësit kanë shënuar 30 korrikun – Ditën Ndërkombëtare të Luftës Kundër Tregëtisë me Njerëz.

Tribuna ka qenë e dedikuar rrjeteve lokale për zhdukjen dhe luftën kundër tregëtisë me njerëz, ndërsa ajo përfshin: OJQ-të, policinë, shëndetësinë, arsimin, gjyqësinë, prokurorinë, vetqeverisjet lokale, qendrën për punë sociale, mediat në Preshevë, Bujanoc dhe Vrajë, si dhe gjithë publikun.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues