Arkiva e lajmeve
                   

TRE MILION E GJYSMË EUROT PËR PROJEKTET INFRASTRUKTURORE NË JUGLINDJE DHE JUGPERENDIM TË SERBISË

17. prill 2015.

Në vazhdë është e hapur ftesa për paraqitjen e propozim projekteve të infrastrukturës lokale në 34 komunat në juglindje dhe jugperendim të Serbisë, të cilat përfshijnë edhe komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ndërsa për të cilat Unioni Europian ka ndarë 3,5 milion euro. Selektimi dhe kontraktimi i projekteve do të shpallet përmes Sektorit për kontraktim dhe finansim të programeve nga mjetet e Unionit Europian pranë Ministrisë së Finansave të Qeverisë së Republikës së Serbisë (CFCU), ndërsa në kuadër të programit të PROGRESIT Europian. Ftesa është e hapur der më 28 prill 2015.

Në kuadër të shumës së përgjithshme prej 3,5 milionë eurove, do të finansohen projektet të cilat kontribuojnë në përmirësimin e kushteve jetësore dhe zhvillimin ekonomik.  

Në kategorinë e parë bien projektet e infrastrukturës sociale, siç janë ndërtimi ose renovimi i shkollave, institucioneve parashkollore, objekteve sportive, projektet të cilat kontribuojnë në përmirësimin e kushteve jetësore të grupeve të ndjeshme, duke i përfshirë edhe romët, dhe projektet e infrastrukturës komunale, siç janë sistemi i ujësjellsit dhe kanalizimit, projektet të cilat kontribuojnë në përmirësimin e menaxhimit të mbeturinave, zvogëlimit të ndotjes dhe përmirësimit të efikasitetit energjetik. Vlera e projekteve individuale në këtë kategori do të sillet prej 100.000 deri 200.000 euro me një konfinancim të detyrushëm nga ana e komunës në vlerë prej 10-49%.

Në kategorinë e dytë bien projektet vlera individuale e të cilave do të jetë prej 100.000-300.000 eurove, me një bashkëfinansim shtesë prej 10-49% nga ana e komunës, ndërsa i cili kontribuon në zhvillimin ekonomik, tërheqjen e investimeve të reja, përmirësimin e infrastrukturës në lokacionet braunfilld, paijisimin e lokacioneve lokale grinfilld dhe përmirësimin e infrastrukturës në zonat egzistuese industriale.

Bartësit e projekteve mund të jenë 34 komunat e juglindjes dhe jugperendimit të Serbisë, të cilat marrin pjesë në realizimin e programit të PROGRESIT Europian, ndërsa mund të përpilohen edhe në partneritet me komunat tjera, me kompanitë publike komunale, organizatat e shoqërive qytetare ose me institucionet tjera komunale, rajonale dhe shtetërore, të cilat janë shënuara në Udhëzimet për bartësit e projekteve. Komunat mund të paraqesin më së shumti dy propozim projekte, ndërsa secila komunë mund individualisht të fitojë mjete maksimalisht për një projekt në kuadër të kësaj ftese publike. Në rastet kur njëra nga komunat është shënuar si bashkëaplikuese në projekt, ajo mund të nënshkruaj maksimalisht deri në dy kontrata. Informacionet e detajuara mund t`i merrni në ueb faqen e CSFU-së  http://www.cfcu.gov.rs/tenderi.php.

Në mënyrë që të aplikuesit t`i afrohen kushteve dhe mënyrës së paraqitjes në konukurs,  PROGRESI Europian ka mbajtur info takime me të interesuarit në Novi Pazar, Prokuplje dhe Vlladiçin Han, prej periudhës 31 mars deri më 2 prill.

Qëllimi i këtij konkursi është kontributi në përmirësimin e kualitetit të jetës së qytetarëve dhe krijimin e një mjedisi të favorshëm për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik në juglindje dhe jugperendim të Serbisë. Mbështetja finansiare do të ndahet vetëm për projektet më të mira dhe për këtë arsye është e rëndësishme që komunat t`i përgadisin propozim projektetet në mënyrë kualitative.

Burimi: PROGRESI Europian dhe Trupi Koordinues