Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIMI PËR PUNËSIM PËR ROMËT E BUJANOCIT

4. korrik 2022.

Bujanoc - Beograd - Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) ka shpallur thirrje publike për trajnime për punësimin e të kthyerve romë në Bujanoc, sipas Marrëveshjes së ripranimit.

Qëllimi i trajnimit është t'u mundësojë të kthyerve të fitojnë njohuri dhe aftësi të reja në mënyrë që ata të mund të gjejnë më lehtë punësim.

Të drejtë aplikimi kanë të kthyerit e pakicës kombëtare rome, të cilët janë të papunë dhe i përkasin kategorive të cenueshme ose më të vështira për t'u punësuar dhe jetojnë në territorin e Novi Sadit, Bujanocit apo Valjevës.

Të interesuarit mund të aplikojnë për trajnime për zhvillimin e aftësive personale,aftësive dixhitale ose për përvetësimin e njohurive dhe aftësive në zanate dhe profesione të ndryshme.

Trajnimi për zhvillimin e aftësive personale dhe profesionale nënkupton përmirësimin e aftësive në komunikimin dhe prezantimet e biznesit, vetëbesimin, si dhe aftësinë për të zgjidhur sfida të ndryshme.

Trajnimi për zhvillimin e aftësive digjitale do t'u mundësojë pjesëmarrësve të fitojnë aftësi në teknologjinë e informacionit, si dhe njohuritë e nevojshme për profesionet më të kërkuara në industrinë e IT.

Nëpërmjet kurseve profesionale për zanate dhe profesione të ndryshme, pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri dhe aftësi teorike dhe praktike në profesionet mekanike, të përpunimit të drurit dhe në kujdesin e bukurisë.

Aplikimi për trajnim dorëzohet në mënyrë elektronike, duke dërguar një kopje të formularit që mund të shkarkohet nga faqja e UNDP-së në adresën: Danijela.lakatos@undp.org.

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve është 15 korrik 2022.

Burimi: Bujanovaçke, Trupi Koordinues