Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIMI PËR FILLIMIN E BIZNESTI NË SHTËPINË E KULTURËS „VUK KARAXHIQ“ NË BUJANOC

21. prill 2017.

Bujanoc, Preshevë – Në Shtëpinë e Kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc, dje ka nisur realizimi dyditor i trajnimit në fushën e sipërmarrësisë, marketingut dhe menaxhimit afarist.

Dr Nemanja Gligorijeviq, drejtor i Biznes Inkubator Qendrës Jumko d.o.o në Vrajë, i cili është organizator i këtij program edukativ, thekson se në këtë mënyrë dëshiron që të ndihmoj fillestarëve në biznes.

„Të gjithë kandidatët të cilët pas trajnimit vendosin që të nisin biznesin e tyre personal do të përfshihet në sistemin e inkubimit biznesor sipas parimit të inkubatorit virtuel. Mund të llogarisin ndihmën e Biznes Inkubator Qendrës (BIC), e cila është themeluar në vitin 2006”, tha Glligorijeviq.

Struktura e kandidatëve të trajnimit është e ndryshme, e cila realizohet në kuadër të projekteti “Forcimi i potenciale infrastrukturore dhe serviseve potenciale të inkubatorëve biznesor dhe vendosja e sistemit të përkrahjes së zhvillimit të sipërmarrësisë së pjesëtarëve të grupeve të rrëzikuara”. Disa nga ata kanë qëllim që të arrijnë dituri fillestare dhe të bëjn hapat e parë të tyre në biznes, ndërsa tjerët vetëm se kanë përvoj në biznesin privat.

Sipas fjalëve të ligjëruesit dr Boban Stojanoviq, profesorit të rregulltë në Fakultetin Ekonomik të Nishit, trajnimi përbëhet nga dy pjesë.

 „Dita e parë është e rezervuar për bazat e marketingut dhe menaxhmentit dhe zgjërimin e informacioneve rreth fillimit të biznesit. Është e nevojshme të zotësohen edhe bazat e përpilimit të biznes planit në mënyrë që të konkurohet për burimet e informacionit. Ditën e dytë kandidatët në mënyrë të pavarur do të punojnë në start-up kreditë sipas metodologjisë së Agjensionit Zhvillimor të Serbisë”, tha Stojanoviq.

Projekti bashkëfinancohet me mjetet e Agjensionit Zhvillimor të Serbisë dhe është i vlefshëm rreth pesë milionë dinarë. Duke marrë parasysh që ka karakter ndërkomunal, në realizimin e tij përveç Qytetit të Vrajës janë të përfshira edhe komuna e Bujanocit, Preshevës, Vrajska Banjës, Vlladiçin Hanit, Surdulicës dhe Bosilegradit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues