Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIMI I PAQËSORËVE TË USHTRISË SË SERBISË PËR MISIONIN NË LIBAN

22. prill 2019.

Bujanoc – Në Qendrën për trajnimin e njësive për operacione shumëkombëshe është mbajtur kontrollimi i gatishmërisë së njësive të ushtrisë dhe Komandës Trajnimit për të marrë pjesë në misionin e OKB-së në Liban, kumtoi Ushtria e Serbisë.

Ushtrimet katër ditore të vlerësimit të stërvitjeve të  Brigadës së II të Ushtrisë Këmbësorike dhe forcave mbrojtëe të njësisë së Komandës së Trajnimit të titulluar "Srpski Shtit 14", të mbajtur në bazën "Jug", dhe në poligonin "Borovac" afër Bujanocit.

Gjatë ushtrimeve dhe përgatitjeve për dërgim në misionin e OKB-së në Liban, çeta e këmbësorisë dhe njësia e mbrojtjes kanë punuar në kushte të ngjashme me ato në Liban, ndërsa "incidentet" në ushtrime janë përshtatur plotësisht situatatave në të cilat pjesëtarët e Ushtrisë së Serbisë mund të gjenden gjatë ekzekutimit të detyrave në zonën e operimit.

Kontrolli i anëtarëve të Brigadës së Dytë të Ushtrisë para dërgimit në operacionin paqeruajtës, u ndoq nga përfaqësuesit e Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Spanjës, në të cilin çeta jonë do t`i egzekutojë detyrat e veta si pjesë e batalionit të tyre në Liban,

Burimi: Politika dhe Trupi Koordinues