Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIMI DHE ORGANIZIMI MENTORIAL I SHOQËRIVE CIVILE

10. maj 2016.

Zyra për të Rinj dhe Bashkëpunim me Organizatat fton të gjithë organizatat dhe shoqatat e shoqërive civile që të aplikojnë për projektin “Trajnimi dhe organizimi mentorial i shoqërive civile”.

Projekti do të realizohet në Beograd në periudhën prej 19 maj deri 8 korrik 2016.

Projekti do të zhvillohet në dy faza. Në fazën e parë të projektin pjesëmarrësit përmes punëtorive dhe punës ekipore do të arrijnë dituri dhe aftësi nga fusha e burimeve financiare, përpilimit dhe përgaditjes së aplikacioneve projektuese, menaxhimin e projekteve dhe lobimin. Në fazën e dytë të projektit do të zgjidhen dhjetë shoqëri dhe organizata të shoqërisë civile të cilave do t`i ofrohet ndihma profesionale në aspketin informues, këshilla, analiza dhe përgaditje të dokumentacionit administrativo-teknik.

Për më shumë informacione mbi projektin dhe formularët aplikues mund të gjeni në këtë adresë: http://www.kancelarijazamlade.rs/

Burimi: Zyra për të Rinj dhe Bashkëpunim me Organizatat e qytetit të Beogradit dhe Trupi Koordinues