Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIM PUNE PËR GJIMNAZISTËT E BUJANOCIT

22. shtator 2021.

Bujanoc - Beograd - Nxënësit e shkollave të mesme në Bujanoc do të kenë mundësi të fitojnë aftësi dhe njohuri për zhvillimin e ideve të tyre të biznesit përmes programit edukativ “Youth Innovation Center”

Përmes punëtorive online me ekspertë nga fusha të ndryshme të biznesit, por edhe përmes vizitave në kompani të suksesshme nga Serbia dhe mbështetje të mentorimit  të njerëzve nga organizata "Më mëso", nxënësit do të jenë në gjendje të ndërgjegjësohen për potencialin e njohurive dhe dizajnit të tyre dhe më vonë krijojnë produktin ose shërbimin e tyre.

Programi zbatohet nga tetori i këtij viti deri në korrik të 2022 nga organizata "Më mëso" nga Nishi, dhe ndahet në dy faza - periudha e arsimit dhe mentorimit dhe periudha e zbatimit të ideve të zgjedhura të nxënësve.

Pjesëmarrësit e programit do të ken takime të shumta interaktive në internet gjatë të cilave ata do të jenë në gjendje të shkëmbejnë mendime dhe të fitojnë përvoja të reja, si dhe ngjarjen përfundimtare në formën e një konference, kur pjesëmarrësit do t'i prezantojnë idetë e tyre para publikut të gjerë.

Qëllimi i këtij programi është të motivojë dhe fuqizojë nxënësit e shkollave të mesme për të plotësuar njohuritë dhe aftësitë e tyre profesionale duke plotësuar aftësitë dhe kërkesat e nevojshme në çdo sipërmarrje.

Nxënësit e shkollave të mesme që janë të interesuar të mësojnë më shumë rreth sipërmarrjes për programin edukativ "Youth Innovation Center" mund të aplikojnë në faqen e internetit të organizatës "Më mëso".

Burimi: Bujanovacke dhe Trupi koordinues