Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIM PËR PRODHIMET BUJQËSORE ORGANIKE

19. mars 2013.

Leskovc- Qendra për zhvillimin e rrethit të Pçinjës dhe të Jabllanicës  në gjashtë ditët  e ardhëshme organizon trajnimin nga fusha e prodhimeve organike bujqësore për pjesmarrësit e projektit “Përkrahja e prodhimit të ushqimit organik në jugun e Sërbisë”, të cilin e financon agjensia për zhvillim austriak ADA.

Pjesmarrësit në trajnim vijnë nga komunat e rrethit të Pçinjës dhe të Jabllanicës, nga Leskovci, Vllasotinca, Bojniku,Vranja dhe Bujanoci.

Trajnimi mbahet çdo ditë nga data 18 deri më 23 mars 2013 në qendrën e trajnimit të Qendrës për zhvillim të rrethit të Pçinjës dhe Jabllanicës. Gjatë këtyre gjashtë ditëve të trajnimit pjesëmarrësit e projektit që deri më tash nuk kanë pasur mundësinë të njihen me bazat e prodhimeve organike, do të marrin pjesë në trajnim, i cili do të përmbajë gjashtë fusha, siç janë prodhimi blektoral i bimëve, mënyra e çertifikimit, me udhëheqjen e të dhënave në prodhim, marketingu dhe të tjera.

Trajnimi mbahet në bashkëpunim me Universitetin e hapur në Suboticës dhe organizatën Teras. Ligjëruesit janë ekspertët më eminent nga këto fusha: Sllobodan Millenkoviq, Nenad Novakoviq, Nadezhda Peshiq-Mllinko, Vlladan Ugrenoviq dhe Nadezhda Pantelliq.

Pjesëmarrësit  e trajnimit çdo ditë do të ndjekin trajnimin dhe do t’i nënshtrohen testeve të dijes, ashtu që sipas rezulatateve të treguara në përfundim të trajnimit do të marrin çertifikatë valide për njohuritë e zëna.

Këto dhe aktivitete të ngjashme janë pjesë të projektit “Përkrahja e prodhimit të ushqimit organik në jugun e Sërbisë”

Burimi: Јugpress