Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIM PËR PËRFAQËSUESIT E SEKTORIT CIVIL

7. qershor 2011.

Trupi Koordinues i Republikës së Sërbisë për Preshevë,Bujanoc dhe Medvegjë në partneritet me PBILD programin e Kombeve të Bashkuara, prej 1 deri me 4 Qershorë ka organizuar një trajnim katërditorë për përfaqësuesit e OJQ-ve. Fokusi i projektit ishtet tek organizatat, projektet e të cilave kanë të bëjnë me  adresimin dhe zgjidhjen e problemeve të të rinjëve.

Trajnimi ka pasur për qëllim forcimin e kapaciteteve si dhe përmirësimin e dijes dhe aftësive në punën e organizatave rinore në fushën e politikave edukative dhe kulturore, si dhe të drejtave gjinore dhe pakicave. Një pjesë e trajnimit i është përkushtuar temave si ciklet e projekteve,  puna në grup dhe roli në grup.

Trupi Koordinues dhe PBILD pas këtij trajnimi do të shpallin thirrje për organizatat joqeveritare për shpërndarjen e granteve  për projekte të vogla, që do të inkurajonin organizatat rinore që të implementojnë projekte nga fusha e politikave edukative dhe kulturore apo projekte që kanë të bëjnë me të drejtat gjinore dhe pakicave. Të drejtë për pjesëmarrje në konkurs kanë edhe organizatat që nuk kanë marrë pjesë në trajnimet e Trupit Koordinues.