Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIM PËR ORGANIZATORËT E BIBLIOTEKAVE TË GJALLA NË SERBI

9. maj 2016.

Beograd – Grupi “Hajde të…”, në bashkëpunim me Zyrën për të Drejtat e Njeriut dhe Pakicave dhe në partneritet me Zyrën e Komesares për të mbrojtjen e barazisë dhe Shtëpinë e Drejtave të Njeriut dhe Demokracisë, organizon Trajnimin nacional për organizatorët e Bibliotekave të gjalla në Serbi, ngjarje e cila do të mbahet në periudhën prej 12 deri 14 qershor në Beograd. Afati për paraqitje është 26 maj.

Idea e Bibliotekave të gjalla ka lindur nga iniciativa rinore daneze “Ndal dhunën”, si njëra ndër aktivitetet e cila ka pasur qëllim parandalimin e dhunës në mes të rinjëve. Biblioteka e gjallë funksionon si një bibliotekë normale, ku lexuesit vijnë që të këmbejnë “librin” në kohë të caktuar, të vetmet libra në Bibliotekën e gjallë janë njerëzit të cilët paraqesin grupet të cilat janë caqe të paragjykimeve, stereotipeve, diskriminimit dhe eksluzionit social. “Librat” dhe lexuesit kanë mundësi që të hyjnë në dialog, të bisedojnë dhe sëbashku të mësojnë.

Idea e Trajnimit nacional është forcimi i gjeneratave të reja të organizatorëve të Bibliotekave të gjalla në Serbi, të cilët do të iu kishin bashkuar rrjetit aktual të krijuar në vitin 2012. Egzistimi i këtyre rrjeteve siguron kualitetin dhe bashkëpunimin në mës organizatave të shoqërisë civile në Serbi dhe institucioneve të përfshira në projekt, si dhe forcon ndikimin e bashkësisë lokale.

Qëllimi kryesor i trajnimit është njoftimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i konceptit të Bibliotekave të gjalla, si mjete për promovimin e drejtave të njeriut në Serbi.

Ftesa është e hapur për pjesëmarrësit dhe pjesëmarrëset nga e gjithë Serbia, anëtarët aktiv të organizatave të shoqërisë civile, të punësuarit në zyrat për të rinj dhe arsimtarët në shkollat të cilat janë të gatshme që t`a ndihmojnë organizatën e Bibliotekave të gjalla në nivelin lokal apo nacional.

Oraganizatat dhe individët e interesuar për më shumë informacione rreth këtij projekti si dhe formularin aplikues mund ta gjejnë në ueb faqen zyrtare të Grupit “Hajde të…” në Facebook, apo përmes e-mailit suzana@hajdeda.org.rs ose telefonit 011 323 3634.

Formularin e plotësuar dhe letrën mbështetëse duhen të dërgohen deri më 26 maj në e-malin suzana@hajdeda.org.rs.

Të gjithë pjesëmarrësve të zgjedhur do t`i paguhen harxhimet e akomodimit dhe ushqimit, ndërsa harxhimet e rrugës i paguajnë vet pjesëmarrësit.

Burimi: Grupi “Hajde të…” dhe Trupi Koordinues