Arkiva e lajmeve
                   

TRAJNIM NË UEB DIZAJN PËR GRATË

24. korrik 2015.

Vrajë, Bujanoc, Preshevë – Tri dhjetë gra nga Vraja, Bujanoci, Presheva, Novi Pazari, Sjenica, Tutini dhe Rashka kanë filluar trajnimin për përpilimin dhe mirëmbajtjen e ueb faqeve, gjë që do t’iu mundësojë që më lehtë të gjejnë punë apo të fillojnë bizneset e tyre.

Ato përgjatë njëzetë ditëve do të ndjekin trajnimin intenziv për ueb dizajnim, të cilin e zbatojn IT ekspertët të “Shkollës së Krajaçeve”, nga Beogradi.

Ky projekt do të mundësojnë arritjen e diturive të reja për ueb dizajnim, njoftimin e njerëzve të rinj dhe nxit pritëshmëritë që gratë e reja me arritjen e reja të japin kontribut në zhvillimin e bashkësive të tyre lokale.

Trajnimi do të realizohet në kuadër të projektit “Punësimi i grave të reja në sektorin IT”, të cilin e zbaton Lëvizja Qytetare me ndihmën finansiare të Ministrisë së Rinisë dhe Sportit.

Kandidatet mbas trajnimeve për ueb dizajnim do të ndjekin edhe trajnimin nga fusha e zhvillimit lokal, aktivizmit, integrimeve europiane dhe rolit të të rinjëve në këto procese.

Burimi:Danas, Radio 100+ dhe Trupi Koordinues