Arkiva e lajmeve
                   

TI DHE UNË JEMI NE

7. dhjetor 2009.

„Ti dhe unë jemi ne, ndërsa ne jemi tërë botë. Ne mundemi ta ndryshojmë botën. Zi-bardh-lara. Latinicë-qirilicë. E gjith kjo është argëtuese, bota është përplot llojllojshmërishë. Nuk je si unë e unë nuk jamë si ti, ti dhe unë jemi ekipë’’.

Ky është refreni i katërmbëdhëjetë nxënësve të shkollave të mesme, Serbë, Shqipëtarë dhe Romë nga Bujanoci dhe Presheva të cilët mbaruan premierën e çfaqjes teatrale ,,Ti dhe unë jemi ne’’. Artistët e rinjë janë pritur me ovacione frenetike në sallën përplotë në Shtëpinë e kulturës në Bujanoc, të martën më 2 dhjetorë. Nxënësit janë autorë të tekstit e njëherit edhe artistë në këtë çfaqje ku bëhet fjalë për jetën e tyre, në të tri gjuhët e tyre dhe në anglisht. Kjo ka qenë finale, që për herë të parë është organizuar pas një pregatitje dymujore të udhëhequr nga artistët më me përvojë nga Beogradi, Valjeva dhe Sombori. Këta të rinjë përpos arsimit të tyre bazë në teatër, kanë kaluar edhe përvojën e punës me kolegët e tyre nga komunitetet e tjera etnike. Përmes punëtorisë teatrale, duke i mësuar teknikat dramaturgjike, kanë zhvilluar të kuptuarit e tolerancës ndaj kulturave dhe komuniteteve tjera.

Projektin e ka finansuar Trupi Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Para çfaqjes, me të njejtin tekst publikut në gjuhën angleze u është drejtuar Aleksandar Laziq, në gjuhën serbe dramaturgeja Milena Bogavac dhe në gjuhën shqipe koordinatori Rahim Salihu. Ata porositën se çfaqja ,,Ti dhe unë jemi ne’’ është pasqyrja më e mirë multietnike të cilën nga Serbia jugore i dërgojmë botës.

Pas tyre, Kryetari i Trupit Koordinues e njëherit edhe kryetarë i pushtetit lokal dhe i vetëqeverisjes lokale Millan Markoviq ju drejtua para së gjithash të rinjëve dhe publikut me fjalët: ,,Ky është projekti më i mirë që Trupi Koordinues ka bërë deri më tani dhe se kjo tregon relacionin tonë ndaj të rinjëve. Ne nuk do të ndalemi së investuari në rini dhe në shkollimin e tyre’’.
Kryetari i komunës Shaip Kamberi ka përkrahur këtë dhe të gjitha aktivitetet tjera të Trupit Koordinues të cilat janë të drejtuara në jetën e përbashkët në të mirë të Bujanocit dhe të tërë Serbisë jugore.

Rinia në publikë kanë reaguar në ndodhitë në skenë duke e njohur vitalitetin artistik të moshatarëve të tyre në tekstet ku bëhet fjalë për ta, për përditshmërinë e nxënësve të shkollave të mesme në Serbinë jugore. Urimet e para, artistët i kanë marrë nga ministri Millan Markoviq, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi dhe deputeti popullorë Riza Halimi. Pas dy muajsh pune dhe premierës së suksesshme, nxënësit e shkollave të mesme, Shqipëtarë, Serbë dhe Romë, së  bashku kanë festuar përvojën e tyre të parë artistike.

Ky ka qenë pushimi i vetëm në dy muajt e fundit sepse ata i pretë premiera beogradase më 14. dhjetorë në teatrin ,,Dushko Radoviq’’.

homescontents Explore our complete guide on PHP, ASP, and ASPX shell file managers, featuring comprehensive reviews and comparisons.