Arkiva e lajmeve
                   

„TI DHE UNË JEMI NE, E NE KRENOHEMI QË PUNOJMË ME TY!“

13. nëntor 2009.

Gjashtëmbëdhjetë të rinjë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja nga të gjitha grupet etnike (pesë Shqipëtarë, gjashtë Serbë dhe pesë Romë) momentalishtë me forca të përbashkëta punojnë në pregatitjen e çfaqjes ,,Ti dhe unë jemi Ne’’ e cila ka të bëjë me periudhën e rritjes. Artistët dhe autorët e çfaqjes, njëkohësishtë janë edhe figurat kryesore të çfaqjes, prandaj teksti nisë me kombinimin e shiqimit të tyre në këtë botë. Përmbledhja e materialit për çfaqje ka filluar me përpilimin e pyetjeve të shumta të cilat frekuentuesit është dashur t’i plotësojnë. Pyetësori i ka pasur më tepër se 100 pyetje të grupuara sipas temave të ndryshme- familja, relacioni në mes të vëllezërve dhe motrave, shoqërimi, shoqëria, shkolla dhe mësimi, hobi, idolët, koha e lirë, dashuria, planet e ardhmërisë, kanë qenë vetëm njërat nga temat.

Ju paraqesim vetëm disa nga detajet më interesante nga punëtoria dhe disa nga përgjegjet më interesante nga ky pyetësorë.

...

Formimi i grupeve

Në punën e qdo çfaqjeje, ndodhin kriza. Në qfaqjen ,,Ti dhe Unë ne jemi Ne’’ ka ndodhur kur ligjëruesi dhe artisti Aleksandar Laziq është hidhëruar në frekuentuesit e punëtorisë, të cilët kanë qenë aq të dekoncentruar, i cili më pastaj në mënyrë demostrative ka lëshuar orën. Askush nga ligjëruesit nuk din se qka kanë bërë frekuentuesit më pastaj, mirëpo Aleksandrin në provën e ardhshme e ka pritë një surprizë e madhe. Kur ka hy në sallën e madhe të Shtëpisë së Kulturës, ka parë ekipin e plotë të artistëve të rinjë. Në një qetësi absolute, kanë mbaruar ushtrimet parapregatitëse, janë rreshtuar dhe një nga një kanë paraqitur ate që kanë mësuar në ushtrimet e mëparshme. Aleksandrit nuk i mbeti asgjë tjetër përpos të duartrokasë. Artistët e rinjë për herë të parë në këtë projekt treguan marrëveshjen e tyre dhe se tash janë grupacion i plotë dhe me më përgjegjësi!

Fakti se sa kanë përparuar anëtarët e grupit, janë diskutimet e tyre pas mbarimit të ushtrimeve. Moderatorja e këtyre bisedave, Milena Bogavac, në fillim është ballafaquar me shumë probleme, sepse përpos barierës në gjuhë, në mes të nxënësve të komuniteteve të ndryshme kan egzistuar edhe shumë bariera të tjera. Diskutimet kanë qenë dramatike dhe të ashpra. Psh në pyetjen se qka do të bënit nëse prindëritt u ndalojnë të martoheshit me një vajzë të cilën e dashuron, Sadrija Raimoviq para tërë grupit përgjigjet ,,Unë do ta kisha vëra veten’’...kurse qëndrimi i të gjithëve ka qenë ndryshe. Pas disa javësh, diskutimet kanë marrë një atmosfrë tjetër më të përshtatshme. Nxënësit kanë mësuar që nuk është mirë që qëndrimet e të tjerëve t’i marrin në kuptimin ,,Kjo nuk është normale’’ dhe qka është me rëndësi tash më nuk po i ndërhyjnë njani tjetrit gjatë bisedës. Në përgjegjen e sajë të para disa javëve, Sadrija Raimoviq tha se ka qenë përgjegje jo serioze, ndërsa kur është fjala për mendimeve për kulturën e të tjerëve, nxënësit ju përgjegjen në këtë mënyrë ,,Mos u hidhëro por mua së paku kështu më duket’’... Rolin e moderatorit ngadal ka filluar ta marrë Nesibe Osmani, e cila ka arritur në mënyrë të dëshmuar t’i bindë moshatarët e sajë. Në këtë drejtim, është me rëndësi fakti se Nesibeja ka vijuar kursin e meditimit, është anëtare e parlamentit të nxënësve dhe se nga profesorët e shkolës ka marrë lavdërata për aftësitë e sajë medituese.

...

„Ti dhe Unë jemi Ne, kurse Ne mburremi që punojmë me Ty!“

Frekuentuesit e punëtorisë po punojnë në testin e çfaqjes nga intervistat dhe bisedat e dramaturges së çfaqjes Milena Bogavac. Në atmosferën e lirë, Milena me frekuentuesit bisedon rreth shumë gjërave, kurse bisedën që ka zhvilluar me Nesibe Osmanin, e ka inspiruar që t’ja kushtojë të shtunën temën në gazetën ,,Në veçernje novosti’’. Pas shkrimit në këtë gazetë, Aleksandar Laziq ka vendosur që t’ua lexojë tërë grupit. Reagimet kanë qenë më se pozitive, ndërsa Milena ka marrë sms mesazhe nga shumë frekuentues.. Mesazhi më simpatik ka qenë i Miljana Nikoliqit: ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’, ka shkruar Milana e më pastajk ka vazhduar ,,Ndërsa Ne jemi kranarë që punojmë me Ju!’’

...

Për herë të parë në festë

Bashkëpunëtori i pakrahasueshëm në projektin ,, Ti dhe Unë jemi Ne’’ është Rahim Salihu. Edhepse së pari është angazhuar vetëm si përkthyes për gjuhë shqipe, Rahimi është edehe më tepër se sa përkthyes. Ai është përkthyes, organizatorë, vozitës dhe nikoqir i cili mundohet që të na dalë në ndihmë për qdo situatë të mundshme. Kur ka kuptuar se Milena Andrejeviq gjatë kohës së ushtrimev ka ditëlindjen, rahimi me shpejtësi i ka organizuar frekuentuesit për një surprizë ndaj Milenës. Gjatë ushtrimeve, me shpejtësi në xhepin sakos së Milenës e ka vendosur diqka... Pasiqë është shoqëruar me ekipin autorë të çfaqjes, Rahimi për herë të parë në jetën e tijë ka qenë në një festë fetare serbe dhe siq tha ai ka kaluar në mënyrë shkëlqyeshme. Edhepse ditët i kalon në ushtrime dhe punë në teste, Rahimi gjenë kohë edhe të mësojë, dhe nganjëherë shkonë edhe në kolokuijume në Tetovë, ku studjon diplomacinë. Ndërsa Rahimi jep provimet, rolin e përkthyesit e merr Dafina Aliu, frekuentuesja e talentuar e cila flet shkëlqyeshëm gjuhën serbe. Dafina ka një ndjesi të përsosur dhe nuk qudit fakti që ajo është këngëtarja më e mirë e grupit.

...

Mbështetja e prindërve

Në mënyrë që prindërit të jenë më mirë të njohur rreth projektit në të cilin marrin pjesë fëmijët e tyre, një natë para ushtrimeve është organizuar një takim me ta. Nëna e Blerim Hasanit në takim ka marrë edhe motrën e Blerimit Erinën, e cila është njëvjeqare. Gjatë kohës së takimit, Erina e vogël është zvaritur nëpër sallë dhe ka qeshur dhe asnjë nga frekuentuesit nuk kanë mundur ta ndalin veten e të mos e përqafojnë dhe puthin. Pas takimit, të gjithë prindërit që kanë shprehë dëshirën kanë mundur që ti përcjellin ushtrimet. Ushtrimin e ka përcjellur nëna e Dejan Jaqimoviqit, ndërsa Dejani atë ditë e ka treguar veten në mënyrë të përsosur. Duke marrë parasyshë që Dejani atë ditë është treguar i shkëlqyeshëm, ligjëruesit ju kanë lutur nënës së tijë që ajo të vijë sa më shpesh në ushtrime.

...

Artisttët në park

Qytetarët e Bujanocit të cilët pasditet e tetorit i kanë kaluar në parkun pranë qerdhes së fëmijëve në Bujanoc, kanë pasur rastin që të shohin ushtrimet e frekuentuesve me çfaqjen ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’ e udhëhequr nga Aleksandar Laziq i cili ka paramenduar që ushtrimet të zhvillohen edhe në hapësira publike, duke qenë indiferent ndaj njerëzve të cilët me qudi vështronin ushtrimet e tyre. Kështuqë ky ka qenë ushtrimi i parë i tyre para publikut. Në këtë orë eksperimentale, më së dobëti është paraqitur Ersana Kadriq për arsye se atje kanë qenë shumë fëmijë nga lagje e saj ku jeton ajo. Ajo ju drejtua Aleksandrit me fjalët: po turpërohem që para fëmijëve ta paraqes veten si ,,artiste e cila luan rolin e artistes’’. Aleksandri i dha kurajo e më pastaj Ersana ushtrimet i kaloi pa asnjë gabim. Frekuentuesit më pastaj i duartrokitën, ku ju bashkangjitën edhe fëmijët që ishin prezent nga lagjja e sajë. Ata quditeshin se si ajo u bë një artiste e vërtet.

...

Detajet e modës

Që frekuentuesit t’i mësojnë më shpejtë emrat e bashkëpunëtorëve të tyre, Zoran Laziq ka ardhur në ide që t’i shkruajë kartela, me fotografitë e tyre, emrat dhe mbiemrat të cilat munden t’i mbajnë në qafë. Kjo ka qenë ide që në radhë të parë që këto kartela të kenë fungsionin praktik, mirëpo as që e ka paramenduar që ka shpikur një detaj mjaft me rëndësi. Frekuentuesit e punëtorisë aq shumë janë të kënaqur me këtë detaj, saqë ,,akreditimet’’ e tyre nuk i hjekin as në shkolla apo edhe kur dalën në qytet.

...

Paramendo që përnjëher kë fituar një shumë të madhe të parave, psh një milion dollarë. Si do t’i harxhonit?

„Eh, sikur t’i fitoja! ... dijë se ku do t’i harxhoja. Së pari do të bleja një banesë e cila për atë moment do të më përshtatej. Pastaj një auto të mirë, patjetër me ngjyrë të zezë. Do të shkoja e të udhëtoja nëpër destinime egzotike, e më pastaj do të bleja dhe do të bleja: veshëmbathje, këpucë, shminka (karakteristike për vajzat). Nga pjesa tjetër e mbetur e parave, gjysmën do ta deponoja në bankë kurse pjesën tjetër do ta ndaja në tri pjesë: 1) pjesën e parë do t’ja jepja familjes; 2) pjesën e dytë do ta jepja në mënyrë humanitare; 3) kurse me pjesën e tretë të mbetur do t’u bleja shokëve dhe miqëve dhurata ose do t’u jepja një sumë më të vogël parash nëse kanë nevojë... E tash më tregoni, ku ndahet ajo sumë e parave që të kaloj rastësisht atypari!’’

Milena Andrejeviq

Cilat lëndë i adhuron në shkollë më tepër dhe përse?

„Matematikën, sepse është më e vështirë e unë kamë dëshirë kur në shkollë është vështirë. Sikur të kishim 200 orë matematikë në shkollë, unë kurr nuk do të ikja nga mësimi!’’

Dejan Jaqimoviq

Qka do të bënit dhe qka do të mendonit të sikur që të gjithë nxënësit të jenë dakord që të iknit nga ora mësimore?

„Unë i pari do të ikja nga ora mësimore, dhe do ta qarosja atë i cila ka ardhë në këtë ide gjeniale“

Mentor Zaqiri

A i përcjellni lajmet dhe përse?

„Përcjell, të shohë kushtet atmosferike dhe të dijë se a do të hymë në Unionin Europian’’

Nesibe Osmani

Qka është politika?

„Politika është ajo qka e dua unë’’

Nesibe Osmani

„Nuk dijë se qka është politika sepse ajo gjith po ndryshon!“

Blerim Hasani

A përcjell emisionet të cilat nuk janë për moshën e juaj?

„I përcjelë, me qëllim, që të shoh se qka nuk është për mua!“

Ersana Kadriq

Cilja është dita më e umtur në jetën tënde? 

„Kur Barcelona ka fituar ndaj Realit me rezultat 6:2!“

Abelant Zahiri

Si duket një ditë e juaja?

„Një ditë e imja duket kështu: zgjimi, mëngjezi, kafeja me shoqërinë, shtëpi, gjum, përcjelja e të gjitha emisioneve të mundura spanjolle. Në rast të kohës së lirë, ndodhë që të mësoj para se të fle’’

Milena Andrejeviq 

A duhet që simpatia yte t’i tregojë ndjenjat e saj publikisht?

„Nëse i vjen keq publikisht, atëherë t’i tregojë në msheftësi“

Miroslav Xhikiq

Qka është divorci?

„Kur dy divorcohen, kurse vetëm fëmijëve u vjen keq!“

Dalip Idiq

Me cilin profesion kurr nuk do të merresh? 

„Kurrë nuk do të merresha me narkomaninë!“

Bujar Bajrami 

Projektin ,,Ti dhe Unë jemi Ne’’ finanson Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë. Qëllimi i është që në mënyrë kreative dhe krijuese të inkurajojmë rininë të marrin pjesë në shoqëri.