Arkiva e lajmeve
                   

TI DHE UNË JEMI NE - 10 dhjetorë 2009

10. dhjetor 2009.

Nuk jemi njejtë-por jemi të njejtë. Ti je ti. Unë jamë unë. Së bashku mundemi të jemi botë

Shou i tinejgjerëve ,,Ti dhe unë jemi ne’’është çfaqje teatrale e jetës së rinisë në Serbinë jugore. Autorë të tekstit janë nxënësit e shkollave të mesme, Shqipëtarë, Serbë dhe Romë nga Bujanoca dhe Presheva.

Teatri i vogël Dushko Radoviq 14 dhjetorë 2009 në ora 20. Para çfaqjes, publikun do ta përshëndesë kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ministri Milan Markoviq dhe ministri i kulturës Nebojsha Bradiq. Në premierën Beogradase do të marrin pjesë kryeministri Mirko Cvetkoviq dhe përfaqësuesit e korit diplomatik dhe përfaqësues tjerë nga Qeveria e Serbisë.


Këta katërmbëdhëjetë nxënës të shkollave të mesme në këtë çfaqje paraqesin qëndrimet dhe jetën e tyre. Aktrojnë në gjuhën shqie, serbe dhe rome. Këtë punëtori unikate artistike ka finansuar Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

,,Ti dhe unë jemi ne’’ është projekt edukativo-arsimorë, punëtori kreaive rezultat i së cilës është çfaqja teatrale. Pas audicionit të zhvilluar, nxënësit e përzgjedhur kanë pasur rastin të bashkëpunojnë me artistët nga Beogradi, Valeva, Novi Sadi dhe Sombori.. Përmes këtij projekti nxënësit e shkollave të mesme, përpos njohurive të fituara në sferën e aktrimit, kanë kaluar edhe përvojën e aktrimit dhe punës së përbashkët me moshatarët e tyre nga grupet tjera etnike. ,,Ti dhe unë jemi ne’’ është një program edukativ i cili frekuentuasve u mundëson që përmes lojës dhe shoqërimit të zhvillojnë kuptueshmërinë dhe tolerancën ndaj kulturave të tjera.