Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PUBLIKE PËR REALIZIMIN E PROGRAMIT PËR PËRSOSJEN E KUADROVE NË VITIN 2022-2023

2. shkurt 2022.

Preshevë – Beograd - Në bazë të nenit 43. alineja 1. pika 3) dhe 5) e Ligjit mbi punësimin dhe sigurimin për rastet e papunësisë (“Gazeta Zyrtare RS”, nr. 36/2009, 88/2010,38/2015 dhe 113/2017-ligje tjera) dhe Vendimit të këshillit komunal të komunës së Preshevës III.nr.119-67 të dates 06.09.2021, Vendimit mbi miratimin e Planit akcional të punësimit për vitin 2021/2023 III.nr.101-1 të datës 06.09.2021, pika 4.2.4 e Planit Akcional të punësimit dhe në bazë të vendimit të Këshillit komunal mbi vendimin e programit për përsosjen e kuadrove III.nr.119-2 datë 27.01.2022 dhe në bazë të vendimit Këshillit komunal për formimin e këshillit lokal për punësim III.nr.112-11 datë 27.01.2022, këshilli lokal për punësim, më datë 31.01.2022, shpall:

 

THIRRJEN PUBLIKE PËR REALIZIMIN E PROGRAMIT PËR PËRSOSJEN E KUADROVE NË VITIN 2022-2023

I.

PËRSHKRIMI I PROGRAMIT DHE LARTËSIA E MJETEVE

Programi i praktikës profesionale i dedikohet personave të papunësuar të cilët për herë të parë aftësohen profesionalisht për profesionet të cilat i kanë fituar për llojin dhe shkallën e caktuar profesionale, ndërsa me qëllim të afëtsimit për punë të pavarur dhe të dhënies së provimit profesional, në pajtim me ligjin ose me aktin e përgjithshëm të punëdhënësit.

Programi i praktikës profesionale zgjatë në pajtim me ligjin, gjegjësisht në pajtim me aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve te punëdhënësi, edhe ate:

• deri në 12 muaj për praktikantët me përgatitje superiore;

• deri në 9 muaj me përgatitje të lartë profesionale;

• 6 muaj për personat të cilët kanë të kryer shkollën e mesme.

Gjatë kohëzgjatjes së praktikës profesionale Komuna e Preshevës:

1. i paguan mjetet për pagesën personave të angazhuar sipas lartësisë së pagës minimale të Republikës së Sërbisë,

2. i paguan mjetet punëdhënësit, i cili bënë përllogaritjen dhe pagesën e kontributeve në rast të lëndimit në punë dhe sëmundjeve profesionale në pajtim me ligjin dhe

3. i bartë shpenzimet e dhënies së provimit profesional - të praktikantit në lartësinë e ndihmës njëmujore financiare.

II

KUSHTET DHE DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM PËR PJESËMARRJE

Kushtet:

Të drejtën e pjesëmarrjes në Ftesën publike e kanë punëdhënësit nga territori i komunës së Preshevës, edhe atë: Institucionet e arsimit, ndërmarrjeve publike dhe entet publike, ku themelues është komuna e Preshevës, nga organet shtetrore, si dhe punëdhënsit nga sektori i ekonomis,me kusht që:

• që me rregull të paguajnë obligimet tatimore dhe kontributet për sigurim të obliguar pensional:

• që me ligj ose me aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve te punëdhënësi si kusht për punë në punët e caktuara të jetë paraparë obligimi i mbajtjes së praktikës profesionale;

• të ketë kapacitete kadrovike dhe të tjera për aftësimin profesional të personave;

• të angazhoje personin e papunësuar i cili:

• ka arsimim të mesëm, të lartë ose superior,

• Që nuk ka përvojë pune në profesion ose nuk ka përvojë pune në cilësinë e praktikantit, të mjaftueshme për fitimin e kushtit për dhënien e provimit profesional, gjegjësisht të provimit të praktikantit;

• Që gjendet në evidencën e Shërbimit nacional për punësim, Ekspozitura në Preshevë dhe për këtë t’ia dërgoj punëdhënësit çertifikatën.

Punëdhënësi i cili ka deri në 10 të punësuar ka të drejtë që në program t’i inkuadrojë deri në dy persona të papunësuar, ndërsa punëdhënësi që i ka mbi 10 të punësuar ka të drejtë në inkuadrimin të numrit që nuk mund të jetë më i madhë se 20% i të punësuarve.

Dokumentacioni:

• Kërkesa për pjesëmarrje në program në ekstraktin e paraparë

• Fotokopjen e aktvendimit të organit kompetent mbi regjistrimin në regjistër, nëse aplikuesi i kërkesës nuk është i regjistruar në ARE;

• Ekstrakti nga akti mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve, në të cilin është paraparë obligimi i kryerjes së stazhit të praktikantit është si kusht për punë në punët e caktuara;

• Dëshmia mbi pagesën e tatimeve dhe kontributeve për sigurim të obligueshëm social të punësuarëve për muajin i cili i paraprinë muajit në të cilin është paraqitur kërkesa (kopja e ekstrakteve të verifikuara).

• Për punëdhënësit – shoqëritë ekonomike dhe ndërmarrësit, dëshminë që në marëdhënie të përhershme pune të kenë persona adekuat me përgatitje profesionale për aftësimin profesional të personave të papunësuar.

• Këshilli për punësim i Komunës së Preshevës, i caktuar për përcjelljen dhe realizimin e programit të praktikës profesionale i cili edhe e bie vendimin, e mbanë të drejtën të kërkojë edhe dëshmi të tjera që janë relevante për vendosje mbi kërkesën e paraqitur.

III

SJELLJA E VENDIMIT

Në bazë të kërkesave të paraqitura të punëdhënësve, Këshilli nxjerr vendimin në afat prej 15 ditësh, nga data e mbylljes se thirrjes publike.

Vendimet e nxjerrura do të publikohen në faqen e Komunës së Preshevës dhe në tabelën për shpallje të Administratës komunale të Komunës së Preshevës. Afati për ankesa ndaj vendimit është 8 ditë nga sjellja e vendimit. Ankesa paraqitet Këshillit komunal Komunës Preshevë.

IV

LIDHJA E KONTRATËS

Kryeshefi i Administratës komunale të Komunës të Preshevës dhe Punëdhënësi lidhin kontratë, me të cilën definohen të drejtat dhe obligimet e ndërsjellta, në afat prej 15 ditësh nga data e nxjerrjes së vendimit përfundimtar.

Pas lidhjes së kontratës në mes të Kryeshefit të Administratës komunale të Komunës së Preshevës dhe Punëdhënësit, kryerjes së përzgjedhjes së kandidatëve në pajtim me kriteret e përcaktuara, Punëdhënësi është i obliguar të lidhë kontratë me personin në praktikën profesionale.

Pas kryerjes së përzgjedhjes nga ana e Këshillit për punësim të Komunës së Preshevës, punëdhënësit në pajtim me kontratat e nënshkruara dhe me mjetet e lejuara, do t’i angazhojnë personat e papunësuar, sipas kushteve të parapara.

Personat paraqesin këto dëshmi para punëdhënësit:

• Dëshminë mbi shkallën e përgatitjes shkollore,

• Dëshmi se deri më tani nuk e kanë kryer praktikën profesionale dhe se nuk kanë punuar në profesionin gjegjës; (Deklaratë që me përgjegjësi të plotë morale, materiale dhe penale se deri më tani nuk kam kryer praktikën profesionale dhe se nuk punuar në profesionin gjegjës),

• Çertifikatën mbi shtetësinë jo më të vjetër se 6 muaj,

• Çertifikatën nga libri amëz i të lindurve,

• Dëshmi mbi vendbanimin se personat janë nga territori i Komunës së Preshevës.

Data e fillimit të zbatimit të programit të praktikës profesionale duhet patjetër pas datës së nxjerrjes së vendimit përfundimtar mbi zbatimin e programit të praktikës profesionale.

V

OBLIGIMET E PUNËDHËNËSIT

Punëdhënësi është i obliguar që:

• Të papunësuarin ta aftësojë për punë të pavarur në profesion, në pajtim me ligjin, gjegjësisht aktin mbi organizimin dhe sistematizimin e punëve;

• Të papunësuarin ta aftësojë profesionalisht më së paku sa zgjatë obligimi i kontraktuar;

• T’i lëshojë vërtetimin mbi kryerjen e të praktikës, gjegjësisht të dhënies së provimit të praktikantit/ provimit profesional;

• T’i mundësoje Këshillit kontrollin e obligimeve të kontraktuara dhe

• Ta njoftojë Këshillin mbi të gjitha ndryshimet të cilat janë me rëndësi për realizimin e kontratës në afat prej 8 ditësh nga dita e shfaqjes së ndryshimit.

Në rast të ndërprerjes së aftësimit profesional të personave në afat prej 30 ditësh nga dita e fillimit të aftësimit profesional, punëdhënësi mund të bëjë zëvendësimin me të papunësuarin tjetër i cili i plotëson kushtet e nevojshme, për kohën e mbetur të definuar me kontratë.

VI

INFORMACIONE TË TJERA

Kërkesa për pjesëmarrje në Programin e praktikës profesionale, i cili mund të merret në Administratën komunale të Komunës së Preshevës- Zyra për zhvillim ekonomik lokal ose në faqen e internetit www.presevo.rs me dokumentacionin përcjellës, i paraqitet Këshillit për punësim të komunës së Preshevës, i cili është caktuar për përcjelljen dhe realizimin e Programit të praktikës profesionale të Komunës së Preshevës, në plikon e mbyllur me shenjën “Fletëparaqitje për pjesëmarrje në Programin praktikës profesionale.”

Thirrja publike është e hapur nga data 31.01.2022 dhe zgjatë deri më 14.02.2022 dhe shpallet në faqen zyrtare të Komunës së Preshevës dhe në tabelën për shpallje të Administratës komunale të Komunës së Preshevës.

Burimi: Komuna e Preshevës, Trupi Koordinues