Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PUBLIKE PËR PUNËTORINË E GAZETARISË QYTETARE

4. prill 2012.

Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Мillica Rodiq.

Qendra për komunikime të reja Dokukino bën thirrje publike për konkurs për punëtorinë e gazetarisë qytetare “Dëgjo, shiko, nis”, e cila do të mbahet në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Kjo punëtori ka për qëllim që të rinjve, por edhe punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të organizatave të shoqërisë civile t’u jap mundësi që të arrijnë njohuri bazë të gazetarisë, të informohen për gjithçka në lidhje me gazetarinë qytetare, por edhe për potencialin e medieve të reja në informim dhe për aktivizimin.

Nëpërmjet një program intensive pjesëmarrësit do të aftësohen që të jenë “korrespondent” dhe bashkëpunëtorë të portaleve informues.

Projekti do të realizohet përmes parimit të punëtorive, mentorëve dhe paraqitjes së rezultateve të punës nga 3 grupet që përbëhen nga 15 pjesëmarrës në secilën prej tri komunave të përmendura.

Punëtoritë do të mbahen në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, kurse pjesëmarrësit përmes thirrjes publike për konkurs do të përzgjidhen nga grupet e të rinjve të papunësuar deri në moshën 30 vjeç.

Përparësi do të kenë kandidatët që flasin edhe gjuhën shqipe dhe atë serbe. Gjithashtu do të merret parasysh përfaqësimi gjinorë.
Rezultati i drejtpërdrejt i punës do të jetë publikimi i të paktën njërit nga shkrimet në mediet e Serbisë, derisa të gjithë pjesëmarrësit do të kenë rastin që përmes mentorimit të krijojnë dhe publikojnë lajmin e tyre, fotografinë, rrëfimin, video apo audio temën.

Punëtoritë do të mbahen si kurs treditorë në tri komunat në kohët e paraqitura:

  • Preshëvë 18,19 dhe 20 maj 2012.
  • Bujanoc 25,26 dhe 27 maj 2012.
  • Medvegjë 1, 2 dhe 3 qershor 2012.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar biografinë e tyre dhe një letër motivimi në adresën ideas@dokukino.org më së voni deri me 17.04.2012.

Trajnimin treditorë do ta mbajnë Darko Sokoviq, ekspert për mediet e reja dhe drejtor I Qendrës për komunikime të reja Dokukino dhe Idro Seferi, gazetar i lirë.

Personi kontaktues: Strahinja Mavrenski mavrenski@dokukino.org