Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PUBLIKE PËR NDARJEN E PAKOVE PËRKRAHËSE NË KUADËR TË PROJEKTIT PËR MBËSHTETJE TË FILLESTARËVE PËR NISJEN E BIZNESIT – START-UP

21. prill 2016.

Projekti i përkrahjes së fillestarëve për nisjen e biznesit – Start-up e realizon Agjensioni Zhvillimore e Serbisë në bashkëpunim me agjensitë të akredituara zhvillimore rajonale.

Qëllimi kryesor i Projektit për zhvillim dhe promovimi i shpirtit ndërmarrës dhe inkurajimi i ndërmarrësisë së grave, të rinjëve dhe sipërmarrësisë sociale, si dhe avansimin efikas dhe institucional të përkrahjes së biznesit dhe zhvillimin e shoqërive ekonomike dhe sipërmarrësve mikro, të vogla dhe të mesme.

Pako e përkrahjes përfshin: realizimin e trajnimeve, mjeteve të pakthyeshme dhe përcjelljes mentorale të këtyre ndërmarrjeve dhe ndërmarrësve. Projekti me ofrimin e ndihmës jo financiare dhe financiare do të përkrah target grupet e ndieshme, përmes edukimit për fillimin dhe udhëheqjen e biznesit dhe përpilimin e biznes planit, ndihmën e pakthyeshme për financimin e ideve më të mira biznesore dhe mentorale për subjektet ekonomike në fazën e hershme të zhvillimit.

Të drejtë në përdorimin e mjeteve të pakthyeshme kanë të personat fizik të cilët nuk punojnë por kanë ide kualitative biznesore për vetëpunësim.

Target grupin e përbëjnë katër kategori: gratë; të rinjët të moshës prej 18-30 vjeç (në momentin e shpalljes së Thirrjes Publike); kategoritë e rënda për punësim (të moshës më të vjetër se 45 vjeç (në momentin e shpalljes së Thirrjes Publike) – veçanarisht tepricat teknologjike të cilët kanë mbetur pa punë gjatë privatizimit apo në kompanitë në procesin e restruktuimit apo pas racionalizimit në sektorin publik, personat me invaliditet dhe personat pa kualifikim profesional); personat nga zonat e pazhvilluara, përkatësisht nga 19 vetqeverisjet lokale, në të cilat hyjnë edhe komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.

Mjetet e përgjithshe të disponueshme për realizimin e Projektit arrijn shumën e 100.000.000,00 dinarëve.

Të gjithë formularët janë të qasur në formën elektronike në ueb faqen e Agjensionit, në adresën www.ras.gov.rs  dhe në ueb faqen e Vitit të Sipërmarrësisë 2016 www.godinapreduzetnistva.rs dhe në formën e shkurar në ARRA, ndërsa për të gjitha infomracionet shtesë mund t`i drejtoheni Agjensionit, në numër telefonit 011/33 98 510 apo në adresat elektronike: sasa.veljic@ras.gov.rs dhe svetlana.nikolic@ras.gov.rs.


Paraqitejet për fazën e parë të Projektit, me dokumentacionin përcjellës, dorëzohen deri më 20 maj 2016, me postë apo individualisht në adresën më të afërt të Agjensionit të Akredituar Rajonal Zhvillimor, përkatësisht në Qendrën për Zhvillim të rretheve të Pçinjës dhe Jabllanicës, Pana Gjukiqa 42, Leskoc, tel: 016/315-0115, email: info@centarzarazvoj.org, www.centarzarayvoj.org

Informacionet shtesë rreth projektit mund t`i merrni këtu: http://www.privreda.gov.rs/javni-poziv-za-dodelu-paketa-podrske-u-okviru-projekta-podrske-pocetnicima-za-zapocinjanje-posla-start-up-ras/

Burimi: Ministria e Ekonomisë e Republikës së Serbisë dhe Trupi Koordinues