Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PUBLIKE PËR NDARJEN E MJETEVE TË PAKTHYESHME PËR ORGANIZATAT QË MIRREN ME AVANSIMIN E ROMËVE

20. maj 2016.

Beograd – Programi zhvillimor PROGRESI Europian sot ka shpallur ftesë publike për ndarjen e mjeteve të pakthyeshme për organizatat e shoqërisë civile të cilat merren me avansimin e pozitës së bashkësisë rome në Serbi. Siç është theksuar në komunikatë, të drejtë për pjesëmarrje kanë organizatat rome dhe organizatat tjera të shoqërisë civile, si dhe asociacionet rome me përvojë të dokumentuar në realizimin e projekteve të dedikuar për komunitetin rom. Secila organizatë mund të paraqes vetëm një propozim projekt dhe për secilin bartës të projektit mund të ndahen vetëm një grant në vlerë prej më së paku 2.000 euro dhe më së shumti prej 10.000 eurove ndihmë të pakthyeshme në vlerë të konvertueshme në dinarë.

Siç është theksuar, organizatat dhe shoqëritë duhet të jenë të regjistruara në njërën prej 34 komunave të përfshira në Program apo me seli jashtë këtyre komunave por me kusht partneriteti me organizatat lidhura në njërën prej 34 komunat. Komunat të përshira në këtë program janë: Novi Pazar, Ivanjica, Nova Varosh, Priboj, Prijepole, Rashka, Sjenica dhe Tutin në jugperëndim të Serbisë, dhe Prokuple, Bllacë, Zhitoragja, Kurshumli, Leskovc, Bojnik, Vllasotinc, Lebane, Medvegjë, Cërna Trava, Vranjë, Bosilegrad, Bujanoc, Vlladiqin Han, Presheva, Surdulica, Tërgovishte, Bruce, Aleksinc, Gagjin Han, Dolevac, Meroshina, Svërlig, Babushnica, Bella Pallanka dhe Knjazhevc në juglindje.

Mjetet do të miratohen vetëm për ato propozim projekte të cilat i përkasin qëllimeve dhe masave konkrete të cekura në Strategjinë për përfshirje sociale të romëve dhe romeve.

Konkursi është i hapur deri 4 korrik 2016, ndërsa për më shumë informata mund t`i gjeni në ueb faqen: www.europeanprogres.org/pozivi/rs/.

 

Burimi: Beta dhe Trupi Koordinues