Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PUBLIKE PËR LUGINËN E PÇINJËS MË 12 JANAR NË BUJANOC

23. dhjetor 2021.

Bujanoc - Beograd - Në Bujanoc më 12.01.2022 organizohet thirrje publike për njohuri publike – draft rregullor për shpalljen dhe studimin e mbrojtjes së peizazhit me cilësi të jashtëzakonshme të Luginës së Pçinjës.

Ministria e Mbrojtjes së Mjedisit ka shpallur inspektimin publik për njohuri publike- draft rregullor për Luginën e Pçinjës, i cili zgjat nga data 17 dhjetor deri më 5 janar 2022.

Peizazhi me cilësi të jashtëzakonshme të Luginës së Pçinjës gjendet në territorin e komunës së  Bujanocit dhe Trgovishtës.

Inspektimi publik do të zgjasë 20 ditë, çdo ditë pune nga ora 10:00-13:00 në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit (Beograd, Omlladinskih brigada 1, salla 666) dhe Institutit për Mbrojtjen e Natyrës të Serbisë (Beograd, Dr Ivana Ribara 91), si dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Mbrojtjes së Mjedisit dhe Institutit për Mbrojtjen e Natyrës të Serbisë.

Thirrja publike do të mbahet në hapësirat e Komunës së Bujanocit të mërkurën, më 12 janar 2022, me fillim nga ora 11:00.

Burimi: Bujanovacke, Trupi Koordinues