Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PËR DORËZIM TË PROPOZIM PROJEKTIT PËR NDARJEN E GRANTEVE PËR AVANCIMIN E KUALITETIT NË MBËSHTETJE TË SHTËPIVE TË SHËNDETIT(AFATI: 29.07.2019)

5. korrik 2019.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Serbisë fton të gjitha qendrat shëndetësore të paraqesin propozime për projekte që synojnë përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të kujdesit parësor shëndetësor të ofruar, përkatësisht në territorin për banorët për të cilët një qendër shëndetësore është caktuar të jetë përgjegjëse për sigurimin e kujdesit shëndetësor parësor. Një qasje e tillë duhet të shërbejë për të arritur objektivat e mëposhtme:

- përmirësimi i cilësisë në trajtimin e sëmundjeve kronike (diabeti dhe sëmundjet kardiovaskulare)
- Rritja e përfshirjes të popullatës së synuar në lidhje me shërbimet shëndetësore parandaluese dhe programet e skriningut (për kancerin e zorrës së trashë, kancerin e gjirit, kancerin e qafës së mitrës, rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare, diabetin e tipit 2, depresionin)
- Rritja e shkallës së vaksinimit për fëmijët
- Rritja e shkallës së vaksinimit kundër gripit për të moshuarit 
- Përmirësimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor të femrave (gjinekologji, obstetrikë, shëndetin riprodhues)
- Përmirësimi i cilësisë së kujdesit shëndetësor për fëmijët dhe të rinjtë 
- Rritja e aksesit në kujdesin shëndetësor dhe shërbimet parandaluese për grupet në nevojë (siç janë romët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara)

Qendrat shëndetësore në pronën private nuk janë të kualifikuara për të paraqitur propozime.

Shuma e parashikuar, e grantit nuk duhet të kalojë 3.500.000 dinarë për projektet që do të zbatohen brenda një afati kohor prej 12 muajsh.

Projekt propozimet do të vlerësohen nga komisioni i implementimit të grantit i themeluar në kuadër të Ministrinë së shëndetësisë. Dhënia e granteve aprovohet nga Ministria e shëndetësisë e Republikës së Serbisë.

Propozimet e projekteve duhet të dorëzohen në adresën e më poshtme deri më 29 korrik 2019:

Ministrisë së shëndetësië të Republikës së Sërbisë

Projekti i dytë i zhvillimit shëndetësor të Serbisë

Njësia e Koordinimit të Projekteve

Subjekti: Grante për përmirësimin e cilësisë për kujdesin primar shëndetësor

Shtëpia e shëndetit Savski Venac, Pasterova 1, Beograd

Telefon: 011 36 06 406

Email: predrag.zivotic@zdravlje.gov.rs

Projekt propozuesit mundë të gjejnë informata shtes dhe ti marin dokumentat e nevojshme (formularët) për pregaditjen e propozim projektëve në https://www.zdravlje.gov.rs/tekst/338428/poziv-za-dostavljanje-predloga-projekata-za-dodelu-grantova-za-unapredjenje-kvaliteta-za-podrsku-domovima-zdravlja.php

Burimi: Ministria e shëndetësisë dhe Trupi koordinues