Arkiva e lajmeve
                   

THIRRJE PËR APLIKIME PËR PAKO MBËSHTETËSE PËR QEVERISJET KOMUNALE DHE TË QYTETEVE (10 TETOR 2019)

12. shtator 2019.

Në kuadër të realizimit të fazës së dytë të projektit "Menaxhimi i burimeve njerëzore në vetëqeverisjen lokale", i cili në bashkëpunim me Ministrinë për vetëqeverisje shtetërore dhe lokale dhe me  Konferencën e përhershme të qyteteve dhe komunave, realizon Këshilli i Evropës ndërsa bashkarisht e financontë  Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës, shpall:

Thirrje për propozime për zbatimin e paketave mbështetëse në 30 qytete pilot, komuna dhe qytet për përmirësimin e funksionimit të menaxhimit të burimeve njerëzore.

Të drejtë në pjesëmarrje kanë qytetet e interesuara, komunat dhe komunat e qyteteve në Republikën e Serbisë. Mbështetje do të sigurohet për gjithsej 50 qeveri lokale, 30 prej të cilave do të zgjidhen bazuar  sipas  vlerësimit nga paraqitja në konkurs, ndërsa 20 qeveritë lokale që morën pjesë në fazën e mëparshme të projektit do të përfshihen drejtpërdrejt në zbatimin e paketës

Paketa mbështetëse e qeverisjeve komunale dhe të qyteteve përfshin ofrimin e mbështetjes dhe njohurive profesionale  në fushat kryesore të menaxhimit të burimeve njerëzore në qeverisjen vendore, në përputhje me ligjin për të punësuarit në krahinat autonome dhe në njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe akteve nënligjore të rëndësishme për këtë fushë.

Përveç zbatimit të paketës mbështetëse, 50 qytete, komunave dhe qyteteve të komunave, do të kenë mundësinë të marrin pjesë në një aplikim  të posaçme për mbështetje të ekspertëve dhe mjeteve financiare (grante) deri në 30,000 €, për zbatimin e ndryshimeve organizimeve dhe përmirësimeve në administratat lokale. Është planifikuar të financohen 15 projekte të kësaj mbështetje, të cilat do të jepen në bazë të kritereve të përcaktuara për dhënien e granteve dhe vlerësimin e aplikacioneve të paraqitura. Qytetet dhe komunat e zgjedhura  do të marrin mbështetje të eksperte dhe financiare për zbatimin e ndryshimeve organizative dhe përmirësimet në lidhje me çështjet e menaxhimit të burimeve njerëzore në qeverisjen vendore, efikasitetin e administratës lokale dhe rritjen e cilësisë dhe aksesit të shërbimeve administrative për qytetarët dhe bizneset.

Afati  për paraqitjen e aplikacioneve për pjesëmarrje në thirrjen për zbatimin e paketës mbështetëse është 10 tetori 2019.

Informacionet mbi aplikimin mund të gjenden në faqen e internetit të Ministrisë së administrimit të shtetërore dhe vetëqeverisjes lokale (http://mduls.gov.rs/) dhe Akademisë kombëtare të administratës publike (https://www.napa.gov.rs/). Përveç informacioneve të përgjithshëshme, dokumentet dhe udhëzimet e aplikimit mund të shkarkohen nga Zyra e këshillit të Evropës në Beograd

(http://www.coe.int/belgrade) dhe Konferencat e përhershme të qyteteve dhe (http://www.skgo.org /).

Për të siguruar një prezantim të hollësishëm të paketave mbështetëse për përmirësimin e funksionimit të menaxhimit të resurseve njerzore, Këshilli i Evropës do të organizojë  informacione ditore në qytetet vijuese:

- Nish – 24 shtator

- Kragujevc – 25 shtator

- Novi sad – 26 shtator

- Beograd – 27 shtator

Aplikimet për pjesëmarrje në ditët e informacionit duhet të dorëzohen përmes postës elektronike në lsg.serbia@coe.int, duke treguar qytetin për të cilin po regjistroheni. Aplikimet duhet të dorëzohen jo më vonë se 17 shtator 2019.

Për çdo informacion shtesë  në lidhje me aplikacionin, ju lutemi kontaktoni:

Zyrën e Këshillit të Evropës në Beograd

Vesna Kahrimanović

koordinatore e projektit

Telefon: 011/ 71 555 30 E-пошта : lsg.serbia@coe.int

Informacione të mëtejshme mbi konkursin, dokumentacionin mbështetës dhe format e aplikimit janë në dispozicion në http:://www.skgo.org/konkursi/detaljno/214/konkurs-za-dodelu-paketa-podrske-u-oblasti-upravljanja-ljudskim-resursima-za-30-lokalnih-samouprava

Burimi: SKGO dhe Trupi Koordinues