Arkiva e lajmeve
                   

TËRMET NË BUJANOC

4. mars 2014.

Bujanoc – Banorët e Rrethit të Pçinjës të dielen në mbrëmje kanë vërejtur një dridhje të tokës, që sipas dhënave të Institutit Seizmologjik Republikan tërmeti ishte me epiqendër në fshatin Zhbevac të Bujanocit.

Fjala është për një dridhje të tokës prej 3.5 shkallë të Rihterit, që sipas fjalëve nga Institutiti Seizmologjik kjo lëkundje i takon lëkundje të cilat nuk shkaktojnë dëme të mëdha materiale.

Përndryshe, edhe në orët e hershme të mëngjesit të 26 shkurtit në këtë regjion janë regjistruar edhe disa tërmete të lehta, vetëm një kilometër larg në jugperëndim nga epiqendra e tërmetit të së dielës.

Deri më tani nuk ka dëme të regjistruara, ndërsa nga Instituti thonë se është e mundur të ketë edhe disa dridhje të lehta të cilat mund të i regjistroj vetëm instrumentet e Institutit Seizmologjik.

Burimi: Juzhne vesti dhe Trupi Koordinues