Arkiva e lajmeve
                   

TEPRICË TË PUNËTORËVE ARSIMOR NË NJËMBËDHJETË SHKOLLAT E BUJANOCIT DHE PRESHEVËS

30. gusht 2017.

Bujanoc, Preshevë – Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik ka shpallur listën e punëtorve tepricë në shkollat fillore dhe të mesme të Serbisë të cilët në mes tjerasht i përkasin 11 shkollave në komunat Bujanoc dhe Preshvë, shkruan portali Titulli,com

Në shkollat në të cilat mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe, teprica teknologji është shpallur në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc, në shkollat fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc të Madh, “Naim Frashëri| në Bujanoc, “Desanka Maksimoviq” në Bilaç dhe “Migjeni” në Muhoc.

Teprica teknologjike, sipas kësaj listeje, në Preshevë ka në gjimnazin “Skenderbeg”, në shkollat fillore “Selami Hallaçi” në Rahovicë, “Dituria” në Corroticë, “9 Maji” në Leran, “Abdullah Krashnica” në Miratoc dhe “Zenel Ajdini” në Raincë.

Për ata të cilët do të mbesin pa punë do të sigurohet kompenzim financiar në aspketin pagës së shkyçjes, ndërsa kjo listë do të përditësohet deri në fillim të vitit shkollor, shkruan në portalin informative në gjuhën shqipe.

Sipas kësaj liste, në vitin shkollor 201/2018, për tepricë teknologjike janë shpallur 4.473 punëtor arsimor në Serbi, përshkak të numrit të zvogëluar të nxënësve në shkolla.

Burimi: Vranjke, Titulli dhe Trupi Koordinues