Arkiva e lajmeve
                   

TEKSTET NË GJUHËN SHQIPE DHE TEPRICAT TEKNIKE

21. gusht 2012.

Kryeshefi i drejtoriatit shkollorë për rrethin e Pçinjës dhe Jabllanicës, Tomislav Simenoviq, ka thënë se tekstet shkollore për fëmijët prej klasës së parë deri në të katërtën, të shkollës fillore në gjuhë shqipe tani gjinden në shtyp dhe do të jenë gati deri në fillim e vitit shkollor.

“Edhe këtë vitë shkollor nxënësit prej të parës e deri në klas të  katërt do të marrin tekstet shkollore falas, projektin e finason Ministrija e  arsimit, shkencës dhe zhvillimit të teknologjisë. Për nxënësit e pakicave kombëtare, sikur që janë shqiptarët, tekstet shkollore do të jenë të shtypura në atë gjuhë!, tha Simenoviq.

Ai shtoi se këtë vit për tesktet shkollore do të bëhet analiza e projektit për nxënësit prej klasës së parë deri në të katërtën, e cila duhet të vërtetoj anët pozitive dhe negative të projektit.

“Mendoj se Ministria do të vazhdoj me këtë projekt sepse ajo mjaft ndihmon prindërve “xhep ngushtë” dhe atyre që janë në teh të ekzistencës”ka thënë Simonoviq.

Simonoviq i ka paraljmruar për problemin e tepër rënjes së numrit të nxënsve që ka ndodhur në shkollat e rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës.

“Në listen e mësimdhënësve 180 tepric teknike . Si problem më i madhë paraqitet numri i madhë i mësimdhënësve, 8 shkolla kanë lajmruar mësimdhënës tepric teknike”ka thënë Simonoviq
Ai shtoi se problemi i tepricës së mësimdhënësve nuk mund të zgjidhet edhe me daljen e atyre në penzion, sepse shumë pak dalin këtë vit në penzion.

“Ne thjesht nuk kemi fëmijë. Në teritorin e qytetit të Leskocit 200 nxënës fillues të shkollës janë më pak në këtë vit shkollor.Në vitin e kaluar nuk kemi pasë probleme nëpër shkolla të qytetit, por në ato më të vogla ku i kanë pasur nga katër deri në pesë nxënës, dhe kemi qenë në dilemë a ti mbyllim apo ti lejojm të vazhdojn punën. Tash edhe nëpër shkollat e qyteti është zvogluar numri i nxënësve” tha Simonoviq.

Ai vuri në dukje se ka vështërsi më gjedjen e objekteve shkollore.

“ Në bazë të informacioneve dhe raporteve nga tereni, një numër i madhë i objekteve shkollore nuk është i gatshëm për fillimin e vitit shkollor. Gjendja materiale është mjaft kritike. Në rrethin e drejtoriatit shkollor 13 shkolla janë në bllokim. Qeverisjet lokale nuk po i plotsojnë detyrat dhe obligimet e rregullta që i kanë ndaj shkollave. Shumë shkolla do të fillojn mësimin në ato kushte qysh kanë mbaruar vitin e kaluar. Drejtorët kanë një problem me mungesën e fondeve, ata nuk mund të marrin hua, ndërsa furnizuesit nuk do të presin që ata të paguajnë më vonë ", tha z. Simonoviç, i cili shpresonte se situata do të ndryshojë për të mirë vetëm para fillimit të vitit shkollor.