Arkiva e lajmeve
                   

TEKSTET FALAS SIPAS MODELIT TË RI

24. gusht 2016.

Preshevë, Bujanoc, Medvegjë – Tekstet falas për këtë vit do të ndahen sipas modelit të ri. Kompletet kryesore do t`i marrin të gjithë nxënësit e socialisht të rrezikuar. E reja e kësaj është që do të përfshihen edhe nxënësit e shkollave të mesme. Shteti për këtë ndihmë ka ndarë rreth 600 milonë dinarë, si në vitet e mëparshme.

Shuma shtesë prej 134 milionë dinarëve do të investohet për botimin e teksteve me tirazh të ulët për bashkësitë e pakicave.

Nga Ministria e Arsimit është thënë se do të sigurohen doracakët për shkollat e mesme profesionale në formë të shkruar apo elektronike, për të cilat mungojnë rreth 900 lëndë.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues