Arkiva e lajmeve
                   

TEKSTE SHKOLLORE FALAS PËR NXËNËS TË SHKOLLAVE FILLORE , APLIKIMI KA FILLUAR

28. shkurt 2022.

Bujanoc-Beograd- Nxënësit e shkollës fillore mund të lajmërohen falas për tekste shkollore të cilat i ofron  Ministria e Arsimit , është bërë e ditur nga ministria.

Të drejtën në aplikimin e teksteve shkollore falas kanë fëmijët nga familjet me gjendje të rrezikuar shoqërore të rëndë (përfituesit e ndihmës sociale, më pas nxënësit me aftësi të kufizuara që marrin arsimin fillor dhe edukimin sipas planit arsimor individual, nxënësit që kanë nevojë për përshtatje(shkrimi Braj, formati elektronik, fonti i lart) nxënës të shkollave fillore që janë në familjen e fëmijës së tretë ose të çdo të linduri të radhës në sistemin arsimor, nxënës të arsimuar sipas IEP 3, nxënës të shurdhër dhe me vështirësi në dëgjim që përdorin tekste elektronike me përmbajtje video  me shenja në gjuhën serbe.

Për këto kategori nxënësish, Ministria ofron edhe tekste shkollore në gjuhët e pakicave kombëtare, si dhe tekste të përshtatura për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Për nxënësit nga klasa e parë deri në klasën e katërt, një komplet tekstesh falas përbëhet nga tekstet e matematikës, gjuhës serbe, botës rreth nesh, natyrës dhe shoqërisë dhe  gjuhë e huaj si lëndë obligative.

Nxënësve më të vjetër të shkollave fillore u jepen tekste falas për matematikë, gjuhë serbe, gjuhë të huaj, gjeografi, histori, kimi, fizikë dhe biologji.

Shkollat ​​janë të detyruara të informojnë prindërit/kujdestarët e nxënësve përmes mësuesve të klasës, për mbledhjen e të dhënave dhe dokumenteve të nevojshme dhe afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve në Ministri është data 31 mars 2022.

Për blerjen e teksteve shkollore falas Ministria ka siguruar 750.000 dinarë .

Burimet: Bujanovaçke, Trupi Koordiunes.