Arkiva e lajmeve
                   

TË RINJËT NË BUJANOC NJË HAP AFËR PUNËSIMIT

4. korrik 2016.

Bujanoc – Iniciativat Qytetare në Bujanoc në mënyrë publike kanë prezantuar projektin e ri rionor “Me diturinë dhe proaktivitetin e të rinjëve deri tek vendet e reja të punës”, të cilin e financon Ministria e Rinisë dhe Sportit e Republikës së Serbisë, ndërsa e përkrah YouthBuild International dhe Zyra për të Rinj në Bujanoc.

Qëllimi i projektit është përmirësimi dhe punësimi i të rinjëve nga rajonet e pazhvilluara të jugut dhe jugperendimit të Serbisë, përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe vendosjen e mekanizmave për përkrahjen e vazhdueshme në zhvillimin e aftësive punuese dhe rritjen e konkurencës së të rinjëve në tregun e punës.

Në takim kanë marrë pjesë të rinjët, përfaqësuesit e sektorit publik, vetqeverisjeve lokale, sektorit të biznesit lokal, mediave lokale dhe organizimin e shoqërive civile, si edhe akterëve të tjerë të cilët aktivitetet e tyre janë të drejtuara në drejtim të rinjëve.

Nermine Aliji Ademi dhe Fismir Jahiu nga Iniciativa Qytetare kanë paraqitur qëllimet e projekteve, aktiviteteve dhe donatorëve. Aliji ka thënë se qëllimi i projektit, përveç rritjes së punësimit, inkurajimi i të rinjëve në aktivitetet dhe proaktiviteteve në bashkësi.

„Për ne është e rëndësishme arritja e diturive dhe aftësive të përdoren për ofrimin e përkrahjes në zhvillimin e afarizmit të kompanive në bashkësinë e tyre dhe me këtë rast ftoj sektorin e biznesit që të përfshihet në projekt dhe në mënyrë aktive të marrë pjesë në të”, ka thënë Aliji.

Jahiu ka thënë se themelimi i Qendrës së Info Biznesit do të jetë njëra ndër aktivitetet kryesore të këtij projektit, si dhe se info qendra të shërben si qendër edukative për të rinjët në temat e arritjes së diturive dhe aftësive biznesore, si edhe modelet e bashkëpunimit ndërsektorial dhe përkrahjes së biznesit lokal. Ai ka shtuar se trajnimin do të kryejn ligjëruesit me përvoj të madhe, si dhe se ajo do të krijohet përmes analizës së kaluar të nevojave dhe nivelit të arritur të diturive të nxënësve. Do të sigurohet dhe praktika, si edhe përkrahja e përhershme pas përfundimit të programit.

Grupin direkt të qëllimit të projektit do ta përbëjnë grupi prej 30 të papunësuarve të rinj nga komuna e Bujanocit, Preshevës, Vrajës, Sjenica, Tutini dhe Novi Pazari, të moshës prej 18 deri 30 vjeç, me shkollë të mesme apo arsimim të lartë, pikë sëpari të arritur në fushën e shkencave shoqërore.

Konkursi për pjesëmarrës të projektit do të hapet javën e ardhshme dhe do të vazhdoj deri në fund të korrikut.

Burimi: Iniciativa Qytetare dhe Trupi Koordinues