Arkiva e lajmeve
                   

TË RESHURAT E MËDHA KANË SJELLUR PROBLEME NË MEDVEGJË

10. mars 2016.

Medvegjë – Të reshurat e mëdha kanë sjellur deri tek rritja e nivelit të ujrave të rendit të dytë. Më e larta është shënuar në lumin Gazdar, Tullar dhe Lepatshicë. Dëme të paraqitura në objkektet dhe të mbjellurat bujqësore nuk ka pasur, por ka pasur dëme të cilat i përkasin dëmtimeve dhe rrëzimeve të urave për komunikacion të lehtë, si dhe në rrugët lokale jot ë karakterizuara.

Nebojsha Arsiq, kryetar i komunës së Medvegjës dhe anëtarët e shtabit për situata të jashtëzakonshme kanë vizituar territoret potenciale të rrezikuara në qëllim të sanimit të dëmit të shfaqur në lokacionet e paraqitura.

„Në rrugën magjistrale Medvegjë – Prishtinë, pranë shtratit të lumit Tullarë, uji ka bartë tri ura të improvizuara të cilat kanë lidhur tri lagje të fshatrave me rrugën kryesore, ndërsa ka pasur edhe më shumë rrëshqitje drejt Tullarës”, ka thënë Arsiq.

Gjatë ditës së sotme dhe të neserme, në përputhje me mundësitë është planifikuar intervenimi me qëllim të largimit të dëmit të bërë dhe normalizimit të ardhshëm të funksionimit të komunikimit të rregulltë.

Burimi: Info Jug Qendra dhe Trupi Koordinues