Arkiva e lajmeve
                   

TË PREMTEN NË SHESH TEST FALAS NË AIDS

29. nëntor 2018.

Bujanoc - Më 1 dhjetor, Dita Botërore kundër AIDS-it, Departamenti i Shëndetit Publik në Vrajë dhe Kryqi i Kuq në Bujanoc do të organizoj të premten, më 30.11.2018, në sheshin e qytetit të Bujanocit nga ora 12-13: 30, në promovimin rrugor dhe testimin falas për HIV.

Të gjithë qytetarëve të interesuar të shërbimeve të DPST (këshillim të besueshëm vullnetar dhe testim për HIV) do t`i ofrohen në hapësirat e posaçme të koridori Shtëpisë së Kulturës.

Testimi dhe këshillimi, përveç se është në mënyrë vullnetare, është anonim, pa të dhëna personale dhe pa pagesë.

Do të përdoren teste të shpejta shumë të besueshme për HIV-in - gjaku i kapilarit (nga gishti), ndërsa rezultatet dalin në një afat prej 10-15 minuta.

Kryqi i Kuq i Bujanocit fton qytetarët që të informohen, të marrin këshillime dhe testin falas dhe kështu të kontribuojnë në kremtimin e kësaj dite.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues