Arkiva e lajmeve
                   

TË GJITHË TË SAPO PUNËSUARIT NË SHTËPINË E SHËNDETIT JANË NGA KOMUNA E BUJANOCIT

19. shkurt 2019.

Bujanoc - Të gjithë të sapo punësuar në Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc janë nga komuna e Bujanocit, ku menaxhmenti i këtij institucioni shëndetësor ka përmbushur rekomandimin jozyrtar të qeverisë lokale për favorizimin e kandidatëve nga Bujanoci në konkursin e përfunduar kohët e fundit, konfirmoi drejtoresha  Dr. Lela Jovanoviç, për redaksinë e Bujanovaçke-s.

Siç vuri në dukje, mjekët, teknikët mjekësorë dhe personeli jo mjekësor tashmë janë vendosur në shërbimet dhe departamentet ku është shfaqur nevoja më e madhe.

"Bëhet fjalë kryesisht për Ambulancën, Departamentin e Fëmijëve dhe Kujdesi në Shtëpi", tha drejtoresha.

Ajo theksoi se për momentin nuk ka ankesa për përzgjedhjen e kandidatëve.

Punësimi i 6 mjekëve mjekësor, 1 stomatologu, 7 teknikëve mjekësorë, 2 shoferëve dhe 2 shërbyeseve për një periudhë prej tre muajve financohet nga vetëqeverisja lokale.

Siç shpjegoi më herët Jovanoviq, Shtëpia e Shëndetit  është përballur me një "mungesë kronike të stafit" për një kohë të gjatë, ndërsa ministria e linjës kundërshton miratimin për pranimin e punëtorëve të rinj për shkak të ndalimit aktual të punësimit në sektorin publik.

Përndryshe, për 18 vende të shpallura, konkurruan 77 kandidatë, nga të cilët më pak se 5% nuk ishin nga komuna e Bujanocit.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues