Arkiva e lajmeve
                   

TATIMI NË 60 KËSTE

22. mars 2016.

Ministria e Financave e Republikës së Serbisë ka mundësuar qytetarët të cilët kanë borxh më shumë se 200.000 dinarë, që tatimin ta paguajnë në 60 këste.

Borxhijtë të cilët shtetit nuk i kanë paguar tatim më 4 mars 2016, në të ardhmen do të mund që ta shlyejnë borxhin e vjetër gjatë pesë viteve të ardshëm. Rregullorja e re, të cilën të hënën e nënshkroi ministri i financave Dushan Vujoviq, parasheh lehtësira që deri më tani nuk kanë egzistuar për qytetarët dhe të cilët kanë mundësi që borxhin tatimor deri 50.000 dinarë ta paguajnë në 30 këste.

Me rregullore janë të parapara edhe shumë lehtësira tjera për borxhijtë të cilëve borxhi tatimor i arrin deri 200.000 dinarë pa kamatë. Ata do të kenë mundësi që borxhin ta paguajnë në maksimalisht 50 këste.

Borxhlijtë tatimor në Serbi do të munden që nga 1 prili deri 4 korrik, të paraqesin kërkesë për reprogram të borxhit i cili nuk është më shumë se dy milion dinarë, duke mos llogaritur kamatën.

Burimi: RTV Ritam dhe Trupi Koordinues