Arkiva e lajmeve
                   

TAKIMI I STANKOVIQIT ME STUDENTËT E PARALELES SË FAKULTETIT EKONOMIK TË SUBOTICËS NË BUJANOC

7. dhjetor 2017.

Beograd – Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sot në Pallatin e Serbisë iu është drejtuar studentëve të Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

Pasi që iu dëshiroi mirëseardhje studentëve, kryetari i Trupit Koordinues theksoi se Paralelja e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc deri më tani ka 89 studentë të diplomuar, si edhe që qëndrimi i Trupit Koordinues është që 20 studentët që kanë përfunduar këtë fakultet do të duhet të pranohen në marrëdhënie pune në fakultet në Bujanoc, si edhe në firmat dhe vetqeverisjet lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Stankoviq theksoi se Paraleleja e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc do të duhej që për pesëmbëdhjetë vjet të bëhet fakultet i pavarur me kuadrin e vet, gjegjësisht studentët më të mirë që e kanë kryer këtë fakultet në Bujanoc. Ai këshilloi studentët e pranishëm që pas përfundimit të studimeve do të duhej që të vazhdoj të punoj, që të avansohen dhe të shoqërohen, duke shtuar se Trupi Koordinues do t’i ndihmoj për këtë qëllim.

Stankoviq ka theksuar se studentët e pranishëm duhet të sjellin përmirësim ekonomik në territoret e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, sepse në këtë fushë momentalisht nuk ka ekspert të cilët janë të nevojshëm. Ai luti studentët për bashkëpunim e tyre, gjegjësisht që t’i drejtohen Trupit Koordinues për ndihmë kur diçka nuk dijnë ta bëjnë. Ai shtoi se shteti ka obligim që t’ua jap shancin dhe se Trupi Koordinues sëbashku me vetqeverisjet lokale do të përpiqet që premtimet e dhëna t’i realizojnë.

Studentëve iu është drejtuar edhe ndihmësja e ministrit të ekonomike, Katarina Obradoviq Jovanoviq, e cila ka thënë se në Ministrinë e Ekonomiksë është e ngarkuar për kompanitë e vogla dhe të mesme, projektet të cilat financohen nga fondet e UE-së dhe për zhvillimin e sipërmarrësisë. Ajo ka inkurajuar studentët e pranishëm që pas përfundimit të studimeve ose të qëndrojnë në fakultet ose të gjejnë punë në bizneset e këtyre komunave. Ajo theksoi se viti 2017, është shpallur vit i sipërmarrësisë dhe ka propozuar studentëve që të shikojnë programet e Ministrisë për fillimin e bizneseve individuale. Ajo theksoi se Ministria e Ekonomisë është e hapur për bashkëpunim dhe se mundet që sipas nevojës të organizoj kurse të shkurtëra për studentët e pranishëm.

Stankoviq dhe studentët kohën e mbetur e kanë kaluar duke parashtruar pyetje dhe duke dhënë përgjigje, si edhe duke u shoqëruar.

Në takim kanë qenë të pranishëm edhe përfaqësuesit e Misionit të OSBE-së në Serbi, Paraleles së Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc dhe shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Bujanocit.

Burimi: Trupi Koordinues