Arkiva e lajmeve
                   

TAKIMI I STANKOVIQIT ME AMBASADORIN BRITANIK KEEFE

18. tetor 2017.

Beograd – Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, është takuar me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Denis Keefe. Në takim është biseduar rreth punës dhe planeve të Trupit Koordinues për zhvillimin e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

„Britania e Madhe dëshiron, sikur edhe deri më tani, të ofroj ndihmë në realizimin e atyre aktiviteteve të cilat kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve egzistuese në këto komuna. Këto pikë sëpari i përkasin ndihmës së mësimit shtesë të gjuhës serbe për shqiptarët dhe sigurimin e teksteve shkollore në gjuhën shqipe, gjë që është në përputhje me Marrëveshjen e nëshkruar të Ministrisë së Arsimit dhe Këshillit Nacional të Shqiptarëve, si dhe ndihmën në ushqim, barëra dhe sendet e nevojshme për emigrantë dhe Qendrën për Pranim në Preshevë“, ka sqaruar Stankoviq.

Kryetari i Trupit Kooridnues dhe ambasadori i Britanisë së Madhe janë dakorduar që bashkëpunimi i ndërsjelltë është tepër i mirë dhe se në të ardhmen do të avansohet për të mirën e qytetarëve të komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Burimi: Trupi Koordinues