Arkiva e lajmeve
                   

TAKIMI I STANKOVIQIT DHE SHEFIT TË DELEGACIONIT TË UE-SË, AMBASADORI FARBICI

4. dhjetor 2017.

Bujanoc – Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, është takuar me shefin e Delegacionit të UE-së, ambasadorin Sem Fabrici në kuadër të vizitës së parë të tij në komunën e Bujanocit.

„Gjatë bisedave është theksuar se bashkëpunimi jonë i deritanishëm me Delegacionin e UE-së në Serbi ka qenë jashtëzakonisht i suksesshëm dhe kemi shprehur shpresë që edhe në të ardhmën do të bashkëpunojmë mirë. Besoj që sëbashku, përmes projekteve, të krijojmë rezultate edhe më të mira për të mirën e banorëve të këtyre komunave“, tha kryetari i Trupit Koordinues.

Kryetari i Trupit Koordinues dhe shefi i Delegacionit të UE-së në Serbi do të marrin pjesë në punën e Këshillit të Palëve të Interesuara për projektin e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc.

Burimi: Trupi Koordinues