Arkiva e lajmeve
                   

TAKIMI I KRYETARIT TË TRUPIT KOORDINUES ME KOMESARIN E LARTË TË OSBE-SË PËR PAKICAT KOMBËTARE DHE AMBASADORIN E MISIONIT TË OSBE-SË NË SËRBI

17. qershor 2021.

Beograd - Zoran Stankoviq, kryetari i Trupit koordinues për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, u takua me Komesarin e lartë të OSBE-së për pakicat kombëtare Kairat Abdrakhmanov dhe ambasadorin e misionit të OSBE-së në Serbi Jan Bratu. Në një bisedë të përzemërt, Komesari i lartë dhe Ambasadori i OSBE-së treguan shumë mirëkuptim për problemet me të cilat përballen banorët e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Ky është një takim hyrës që premton vazhdimin e bashkëpunimit të shkëlqyeshëm dhe paralajmëron mbështetje në aktivitetet e mëtejshme të Trupit koordinues nga ana e ktyre institucioneve të rëndësishëm.

Burimi :Trupi koordinues