Arkiva e lajmeve
                   

TAKIMI I KRYETARIT TË TRUPIT KOORDINUES ME KOMESARIN E LARTË PËR PAKICA KOMBËTARE

18. shtator 2017.

Beograd – Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq është takuar me Komesarin e Lartë për Pakica Kombëtare në Hag, Shkëlqësia e Tij Zoti Lambert Zanier. Në takim ka marrë pjesë edhe ambasadori i misionit të OSBE-së në Serbi, Shkëlqësia e Tij Zoti Andresa Oricio.

Në këtë rast, Komesari i Lartë i dorëzoi “Fjalorin e vogël” serbisht-shqip/shqip-serbisht, i cili do të distribuohet në shkollat në komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Nga një shembull do ta marrin secila paralele në gjithsej 16 shkolla me mësim në gjuhën shqipe.

Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq ka shprehur kënaqësi lidhur me bashkëpunimin e deritanishëm me zyrën e Komesarit të Lartë për Pakica Kombëtare, duke thënë se është i bindur që edhe në të ardhmen, në kënaqësi të ndërsjelltë, do të realizohen aktivitete të ndryshme të cilat janë me rëndësi të madhe për banorët e komunave Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

Burimi: Trupi Koordinues