Arkiva e lajmeve
                   

TAKIMI I KRYETARIT TË TRUPIT KOORDINUES DHE AMBASADORIT TË GJERMANISË, AKSEL DITMAN

22. shkurt 2018.

Bujanoc – Kryetari i Trupit Koordinues, Zoran Stankoviq, është takuar në Bujanoc me ambasadorin gjerman, Aksel Ditman, gjatë vizitës së parë të tij në këtë komunë.

Gjatë takimit, kryetari i Trupit Koordinues dhe ambasadori gjerman i kanë shkëmbyer informacionet mbi funksionimin dhe zgjedhjet e reja të Këshillit Nacional të Shqiptarëve, tekstet shkollore në gjuhën shqipe, situatën ekonomike dhe politike, integrimin e shqiptarëve në institucionet shtetërore dhe çështje tjera të rëndësishme në lidhje me këtë tri komuna. Ambasadori i Gjermanisë, Ditman, i tha kryetarit të Trupit Koordinues se Gjermani nuk do të ndaloj ndihmën në projektet e përbashkëta të dedikuara në zhvillimin e këto tri komunave.

Kryetari i Trupit Koordinues tha se me hapjen e një kompanie gjermane në këtë territor do të punësoheshin një numër i madh i njerëzve, gjë që do të kishte përmirësuar situatën ekonomike e cila është e vështirë.

Burimi: Trupi Koordinues