Arkiva e lajmeve
                   

Takimi I grupit të posaqëm Punues për arsim të lartë

21. shtator 2010.

Të hënën më 20.09.2010. Shërbimi i Trupit Koordinues së Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka organizuar takimin e Grupit të posaqëm për shkollim të lartë në jug të Serbisë.

Detyra e grupit Punues është të përcaktojë mundësitë në pregaditjen e rekomandimeve mbi hapjen e paraleleve të  shkollave të larta në jug të Sebisë.

 Në takim u përcaktuan përgjegjësitë dhe detyrat e anëtarëve të grupit Punues të cilët deri në takimin e  ardhshëm duhet të shqyrtojnë mundësinë se cili do të jetë lokacioni ku do të mundë të hapen paralelet e shkollave të larta, të definojnë sferat dhe nivelin e studios si dhe të logarisin numrin potencial të studentëve  që do të studjojnë në këto paralele.

Anëtarët e grupit punues janë përfaqësuesit e Ministrisë së arsimit, Trupit Koordinues së Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Këshillit Nacional të Shqipëtarëve, ekspert nga Serbia dhe zyres së OSBE-së të përfaqësuesit të lartë të pakicave nga Haga.

Takimi i ardhshëm i grupit të posaqëm për arsim të lartë do të mbahet të mërkurën më 06.10.2010 në Bujanoc.