Arkiva e lajmeve
                   

Takimi i dytë i Kryesisë së Trupit Koordinuestë Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, 26 maj 2009

27. maj 2009.

Optimizëm i përmbajtur pas takimit të kryesisë së Trupit Koordinues.

Takimi i dytë i pas rekonstruimit të Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë është mbajtur në zyret e Trupit Koordinues në Bujanoc.

Takimi i Kryesisë i është dedikuar më tepër zgjidhjes së problemeve kyqe të cilat i preokupojnë këto tri komuna në Sebinë jugore. Vëmendje të veqant u është dhënë formimit të qeverisë multietnike në Bujanoc dhe Preshevë si dhe kyqjen e Shqipëtarëve në institucionet shtetërore të Republikës së Serbisë në nivelin lokal.

Në takim morën pjesë jryetari i Trupit Koordinues Milan Markoviq, nënkryetari Sima Gazikaloviq, kryetari i komunës së Bujanocit Shaip Kamberi, kryetarët e kuvendeve të komunës së Bujanocit Jonuz Musliu, kryetarja e Kuvendit komunal të komunës së Medvegjës Natasha Filiq pastaj kryetari i posazgjedhur i komunës së Prshevës Ragmi Mustafa dhe kryetari i Kuvendit komunal i Preshevës Skënder Destani.

Kryetari Trupit Koordinues Milan Markoviq edhe njëherë potencoi se, për ardhmëria e këtyre tri komunave është formimi i qeverisë multietnike dhe intedrimi i Shqipëtarëve në institucionet shtetërore të nivelit lokal. Markoviq deklaroi se Trupi Koordinues po përpiqet që të vijë deri te arritja e këtij qëllimi.

»Disa dilema të cilat i kemi pasur më parë, faktikisht ne i kemi zgjidhur. Besoj se po e kuptojmë njani tjetrin shumë mirë. Të gjithë anëterët e Trupit Koordinues, duke filluar nga zëvendësi im e deri te kryetarët e komunave të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës kanë një shfaqje se si duhet të duket Trupi Koordinues. E vërtet është se nuk kemi mendim të njejtë për disa gjana si psh se qka duhet ndërmarrë por një është e sigurtë, ne po punojmë në një atmosferë të mirë dhe të hapur« deklaroi Markoviq në këtë takim.

Markoviq potencoi se për komunat e Bujanocit dhe Preshevës është shumë me rëndësi formimi i qeverisë multietnike si dhe në periudhën e ardhshme do të formohet ekipet e Trupit Koordinuespuna e të cilave është definimi i problemeve si dhe mënyra e zgjidhjes së tyre.
»Të gjithë duhet të marin përgjegjësinë për ardhmërinë e regjionit dhe të punojnë së bashku në nivelin lokal. Mendoj që pjesëmarrja e Serbëve dhe Shqipëtarëve në strukturat udhëheqëse të komunës duhet të jenë proporcional me rezultatet e regjistrimit të popullsisë në vitin 2002« deklaroi Markoviq.

Kryetari i komunës së Bujanocit e njëherit edhe nënkryetarë i Trupit Koordinues Shaip Kamberi deklaroi se koalicioni i partive shqipëtare që e përbëjnë udhëheqësinë e kësaj komune nuk është kundër udhëheqësisë multietnike. Kamberi deklaroi se »multietniciteti egziston në komunë dhe ndërmarrjet publike«. Ai poashtu deklaroi se shqipëtarët presin që edhe më tepër të jenë të përfaqësur në strukturan e organeve Republikane të nivelit lokal në komunën e Bujanocit.

Natasha Filiq, kryetarja e kuvendit komunal të komunës së Medvegjës deklaroi se në komunën e Medvegjës strukturat multietnike fungsionojnë shumë mirë dhe apeloi tek kolegët e sajë të komunave të Preshevës dhe Bujanocit që edhe ata të ndjekin shembullin e komunës së Medvegjës.

Pas mbarimit të këtij takimi, anëtarët e Trupit koordinues janë takuar me Mbrojtësin e të drejtave të qytetarëve Sasha Jankoviq i cili ka qenë për vizitë në komunat e Preshevë, Bujanocit dhe Medvegjës në suaza të projektit »Ditët e ombudsmanit në Serbinë jugore«

»Presheva, Bujanoci dhe Medvegja janë zona në të cilat qytetarët pa e marrë parasyshë përkatësisë kombëtare, nuk kanë mundësi t'i paraqiten organeve gjegjëse për problemet e tyre të cilat kanë të bëjnë me sjellje jokorekte të organeve qeveritare ndaj tyre« deklaroi Sasha Jankoviq.

Prandaj është propozuar që zyrja e Mbrojtësit të qytetarëve të hapet në Serbinë jugore me qëllim të avancimit të të drejtave të qytetarëve në këto tri komuna.

Kryetari i Trupit Koordinues e mbështeti këtë ide dhe siguroi që Trupi Koordinues do të ndihmojë në realizimin e kësaj inisiative.

Kryetari i Trupit koordinues Milan Markoviq dhe Mbrojtësi i të drejtave të qytetarëve Sasha Jankoviq pas takimit mbajtën një konferencë me gazetarë në zyren e Press Qendrës të Trupit Koordinues në Bujanoc.