Arkiva e lajmeve
                   

TAKIMI I ARSIMTARËVE ME PËRFAQËSUESIT E INSTITUCIONEVE

27. shkurt 2015.

Për mesuesit dhe arsimtarët e gjuhës sërbe si gjuhë joamtare, pedagogët dhe drejtorët e shkollave nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, janë organizuar takime me përfaqësuesit e Ministrisë së arsimit, shkencës dhe zhvillimit teknologjik (MASHZHT), Entit për avancimin e arsimimit dhe edukimit (EAAE) dhe Entit për vlersimin e kualitit të arsimimit dhe edukimit (EVKAE). Takimet janë organizuar në Preshevë dhe Bujanoc, në bazë të propozimit të arsimtarëve dhe mësuesve të 16 shkollave në të cilët mësimi realizohet në gjuhën shqipe.

Qëllimi i këtyre takimeve ka qenë që arsimtarët dhe mësuesit të njoftohen me kompetencat e institucioneve të cilat mirren me arsimin, me aktivitetet e tyre në procesin e ndërtimit të standardeve për këtë lëndë, mënyrën e testimit mbi njohurit e nxënësve dhe me hapat e mëtutjeshem që kanë të bëjnë me ndryshimin e planit dhe programit. Arsimtarët dhe mësuesit kan treguar pengesat dhe vështërsit me të cilat ata ballafaqohen përgjat mësimit dhe kanë dhënë propozime për tejkalimin e tyre, duke u mbështetur në organet kompetente shtetërore.

Ky aktivitet është njëra prej masave që përmbanë “ Studimi mbi mundësitë e avancimit të mësimdhënies dhe mësimit të gjuhës serbe si gjuhë joamtare në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë” e që ka për qëllim avancimin e kualitetit të mësimdhënies, por edhe të vetë mësimit të gjuhës serbe nga nxënësit e shkollave fillore të bashkësisë shqiptare.

Takimi i arsimtarëve me përfaqësuesit e institucioneve  është vetëm njëri prej aktiviteteve të shumta të planifikuar, e që ka për qëllim avancimin e kualitetit të mësimit të lëndës së gjuhës serbe si gjuhë joamtare. Të gjithë aktivitetet do t’i realizoj Shërbimi i trupit Koordinues në partneritet me MASHZHT, EAAE, EVKAE, pushtetet lokale, Këshillin Nacional shqiptarë dhe shkollat fillore të tri komunave, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë - ambasadën e Britanisë së Madhe, programin Progresi Europian dhe me Zyrën e Komesarës së lartë për pakica nacionale.