Arkiva e lajmeve
                   

Takime informative dhe vizita studimore në Qendrën për trajnime bazëe policisë

10. nëntor 2011.

Deri në fund të vitit 2011 Ministria e Punëve të Brendshme pritet të shpall konkurs për regjistrimin e kandidatëve të rinjë në Qendrën për trajnime bazëe policisë në Sremska Kamenicë.

Me qëllim të inkurajimit të shumëllojshmërisë brenda shërbimit policor Ministria e Brendshme dhe Misioni i OSBE-së në Serbi janë duke organizuar një fushatë me qëllim informimi të rinisë shqiptare mbi mundësitë e karrierës në shërbimin policor dhe inkurajimit të tyre të paraqiten si kandidatë në Qendrën për trajnime bazëe policisë. Kjo fushatë, e mundësuar me anë të një donacioni nga Qeveria gjermane dhe në bashkëpunim me Trupin Bashkërendues të Qeverisë së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, parasheh organizimin e tri takimeve promovuese të punës së Qendrës për trajnime bazëe policisë. Ftojmë të gjithë të rinjtë e interesuar të marrin pjesë në këto takime të cilat do të mbahen gjatë këtyre ditëve: 

-  14 Nëntor 2011 në ora 16:00 në Shtëpinë e Kulturës në Medvegjë

-  15 Nëntor 2011 në ora 16:00 në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë

-  16 Nëntor 2011 në ora 16:00 në Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc.

Gjatë këtyre takimeve përfaqësuesit e Qendrës për trajnime bazëe policisë, stacioneve lokale policore dhe Trupit Bashkërendues do t'ua paraqesin pjesëmarrësve punën e policisë si dhe Qendrës për trajnime bazëe policisë.

Pas këtyre takimeve një grup i zgjedhur i të rinjve shqiptarë do të ftohet të marr pjesë në një vizitë studimore në Qendrën për trajnime bazëe policisë për të mësuar më shumë rreth procesit të regjistrimit dhe programit të trajnimeve. Vizita studimore do të ndodh më 24-25 Nëntor 2011

Dëshirojmë të nënvizojmë se pjesëmarrja në vizitën studimore nuk nënkupton pranim të sigurtë në të ardhmën në programin trajnues të shërbimit policor. 

Kandidatët që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë vizitë studimore duhet të plotësojnë këto kushte:

  •  Të jenë qytetar të Republikës së Serbisë me vendbanim dhe vendqendrim në Republikën e Serbisë
  •  Të mos posedojnë shtetësi të dyfishtë
  •  Të mos jenë të dënuar nga gjykatat dhe të mos jenë nën ndonjë proces/ndjekje penale ose kundërvajtëse (pa ndonjë çështje sigurie) 
  •  Të jenë të moshës prej 18 deri 26 vjet
  •  Të kenë të mbaruara 3 apo 4 vite të shkollës së mesme (deri në Qershor të vitit 2011 më së voni)
  •  Të kenë shëndet të mirë psikik dhe fizik (të posedojnë aftësi të mjaftueshme psikike dhe fizike për përmbushjen e detyrës policore) 
  •  Të kenë gjatësi minimale femrat prej 163cm, ndërsa meshkujt prej 170cm.

Inkurajojmë femrat shqiptare të aplikojnë në konkurs.

Të gjithë kandidatët e interesuar, që plotësojnë kriteret e lartëpërmendura, duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar në këtë adresë e-maili studijskaposeta@osce.org ose me anë të postës:

Misija OEBS-a u Srbiji  

Odeljenje za demokratizaciju – COPO Program

Čakorska 1

11000 Beograd

Formularët duhet patjetër të dërgohen deri ditën e Mërkure më 16 Nëntor 2011.

Kandidatët e pranuar për vizitën studimore do të informohen ditën e Martë më 22 Nëntor 2011

Formulari për pjesëmarrje në vizitën studimore në Qendrën për bazëe policisë
Merreni dokumentin

Të gjithë kandidatët e interesuar, që plotësojnë kriteret e lartëpërmendura, duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar në këtë adresë e-maili studijskaposeta@osce.org ose me anë të postës: Misija OEBS-a u Srbiji, Odeljenje za demokratizaciju – COPO Program, Čakorska 1, 11000 Beograd. Formularët duhet patjetër të dërgohen deri ditën e Mërkure më 16 Nëntor 2011. Kandidatët e pranuar për vizitën studimore do të informohen ditën e Martë më 22 Nëntor 2011