Arkiva e lajmeve
                   

TAKIM PUNE KRYETARI I TRUPIT KOORDINUES DHE AMBASADORI I SHBA-SË

22. janar 2020.

Kryetari i Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë ka mbajtur takim pune me ambasadorin e SHBA-së në Serbi, Entoni Godfri në kuadër të vizitës së tij të parë në komunat Preshevë, Bujanoc, Vrajë dhe Leskoc.

Në takimin e punës është biseduar mbi situatën ekonomike dhe politike. Kryetari i Trupit Koordinues i ka thënë ambasadorit të SHBA-së se situata në jugun e Serbisë qendrore është stabile dhe se ky trup qeveritar me përkushtim punon në zgjidhjen e të gjitha problemeve të qytetarëve të këtyre komunave. Ambasadori i SHBA-së Gorfi uroi Trupin Koordinues për punën e suksseshme në 20 vitet e fundit.