Arkiva e lajmeve
                   

SUPA NGA LEVREKU E KANË SHIJUAR EDHE MYSAFIRËT E BANJËS SË SIJARINËS

23. gusht 2016.

Medvegjë – Në manifestimin e gjashtë “Kazani i Artë” në Banjë të Sijarinës, në konkurencën e 13 kuzhinjerëve nga Medvegja dhe rrethina, mirëpo edhe nga vendet tjera të Serbisë, supën më të mirë e ka zier çifti bashkëshortor nga Kuzmina e Mitrovicës së Sremit.

Pas manifestimit tradicional “Netët e Gejzerit”, mysafirët në këtë banjë në komunën e Medvegjës kanë pasur mundësinë që të kënaqen në njërin ndër promovimet turistike dhe natyrore të potencialeve të këtij vendi, mirëpo edhe falas ta shijojnë supën e përgaditur nga levreku i sapo zënë në lumin e kthjellët malor.

 “Kemi ardhur këtu që të argëtohemi dhe të shoqërohemi, mirëpo na vjen mirë që supa jonë është zgjedhur si më e mira”, kanë thënë çifti fitues bashkëshortor.

Përveç fituesëve nga Banja e Sijarinës, kanë marrë pjesë edhe garuesit nga Lebani, Leskoci, Beogradi, Nova Pazova dhe Medvegja. Garën e kanë përshëndetur kryetari i komunës së Medvegjës, Nebojsha Arsiq.

“Organizatorët medojnë që fitues janë gjithë pjesëmarrësit në këtë garë, për këtë iu faleminderoj të gjithë ju që keni marrë pjesë në këtë manifestim”, ka thënë Arsiq.

Organizator të “Kazanit të Artë” janë Organizata Turistike Medvegja në bashkëpunim me Shoqatën e Peshkatarëve, Spitali Specialistik për Rehabilitim “Gejzer” dhe vetqeverisja lokale.

Burimi: Jugmedia dhe Trupi Koordinues