Arkiva e lajmeve
                   

SUBVENSIONE BLEGTORËVE NGA BUJANOCI

27. prill 2015.

Bujanoc – Për mbështetjen e Programit të zbatimit të politikës bujqësore dhe zhvillimit rural për këtë vit vetqeverisja lokale në Bujanoc nga buxheti ka caktuar 11 milionë dinarë, ka thënë Nagip Arifi, kryetar i komunës së Bujanocit. Prej shumës së përgjithshme, Trupi Koordinues i Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë do të participoj me katër milionë dinarë.  

“Do t’a mbështesin prokurimin për mekanizmat e bujqësisë dhe mjeteve për prodhimin e duhanit, kulturave agrare, bletarisë si dhe rikonstruktuimin e fondit të blegtorisë. Pjesa më e madhe e mjeteve i’u është dedikuar prodhuesëve të duhanit, pesë milionë dinarë, ndërsa për mbarësimin artificial të fondit blëgëtorisë do të ndahen më 4,8 milionë dinarë”, ka thënë Arifi.

Komuna e Bujanocit në pesë vitet e kaluara i ka kushtuar rëndësi të veçantë revitalizimit të prodhimit të duhanit në këtë hapësira, çka dikur ishte burim themelor i të ardhura shtëpiake bujqësore, si dhe ndrrimit të strukturës së fondit të blegtorisë në përputhje me nevojat, mirërpo edhe potencialet e blegëtorë vendor.

Burimi: Danas dhe Trupi Koordinues