Arkiva e lajmeve
                   

STUDENTËT NGA TURQIA SOT NISIN RRUGËN PËR NË SERBI

31. mars 2020.

Bujanoc - Studentët nga Bujanoci dhe Presheva, të cilët studiojnë në Turqi, do të fluturojnë sot për në Serbi.

Transferimi i tyre në aeroportin e Beogradit "pritet në çdo moment".

Bëhet fjalë oër 37 studentë që ndodhen në Turqi në kohën e krizës me virsuin korona, dhe për ta shteti siguroi një fluturim të veçantë, na konfirmoi Ragmi Mustafa, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KNSH).

Ai theksoi se KNSH kishte kontaktuar të gjitha institucionet përkatëse shtetërore për të siguruar që studentët të akomodohen në karantinën e Banjës së Bujanocit.

"Jemi në proces t'ia mundësojmë që ata të karantinohen në Banjën e Bujanocës. Shumë prej tyre kanë frikë se mund të izolohen në një lokacion tjetër në vend, "tha Mustafa.

Së bashku me kryetarin e komunës së Bujanocit, Shaip Kamberin, KNSH dërgoi një letër drejtuesve të shtetit dhe qeverisë, Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke shprehur gatishmërinë e tyre, sipas Mustafës, për t'u siguruar studentëve transportim nga aeroporti i Beogradit në Bujanoc.

"Ne kërkuam që, në varësi të gjendjes së tyre shëndetësore, ata ose të karantinohen ose të vetë-izolohen në shtëpitë e tyre," tha Mustafa.

Studentët kontaktuan Këshillin Kombëtar për ndihmë për t'u kthyer në Serbi, i cili më pas ia përcolli këtë kërkesë institucioneve kompetente, përgjigja e të cilave ishte pozitive.

Burimi: Bujanovaçke dhe Trupi Koordinues