Arkiva e lajmeve
                   

STUDENTËT E DEGËS SË FAKULTETIT EKONOMIK TË BUJANOCIT NË VIZIT TË FAKULTETIT SUBOTICËS

5. mars 2012.

Trupi Koordinues i Republikës Sërbis për komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, ka organizuar vizit dy ditore studentëve nga paralelja e fakultetit Ekonomik të Bujanocit në fakultetin e Suboticës. Vizita e studentëve nga Bujanoci në Subotic është edhe një aktivitet i trupit Koordinues në cilj që të siguroj kushte të nevojshme për të arritur kualitet në arsim dhe për të shkënbyer përvojat studentët nga Bujanoci me kolegët nga Subotica dhe Novi Sadi. Ky aktivitet i ka mundësuar studentëve nga Bujanoci që të njihen me kolegët, të bisedojn për iniciativat e përbashkëta në të ardhmën dhe të shohin se si është organizuar mësimi në Subotic.

Ditën e dytë të vizitës studentët e Suboticës dhe të Bujanocit bashkarisht kanë ndjekur ligjiratën e filozofis. Shokët e ri nga Subotica i kanë treguar ndërtesën e fakultetit, antarët e parlamentit studentor i kanë udhëzuar ata në mënyrën e organizimit të trupit studentor, e cila do të sjell përparim të standardeve dhe kushte studentore për të arritur arsim të lartë.

Pas vizitës së fakultetit dhe shoqrimit, në sallën e veçantë të mbushur të fakultetit Ekonomik, studentët kanë përshëndetur kryetarin e trupit Koordinues ministrin Millan Markoviq, dekanin e fakultetit Ekonomik Nenad Vunjak, ministri i arsimit dhe shkencave Zharko Obradoviq, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Meri Vorllik, ambasadori i Britanis Madhe Majkëll Devemport, zv. ambasadori i misionit te OSBE-së Tomas Mur, kryetari i komunës Bujanocit Shaip Kamberi dhe kryetari i këshillit Nacional të Shqiptarve Galip Beqiri.

“Në semestrin dimror mesimi në Bujanoc eështë organizuar me sukses. Ligjiratat e përbashkëta që i kanë ndëgjuar i kanë afruar studentët shqiptar dhe serb. Edhe pse studentët nga Bujanoci janë larg klasëve 550 kilometra ky fakultet është shtëpia e tyre” ka thëne dekani Vunjak, i cili shtoi në semesrtin e ardhshëm prit rezultate më të mira nga studentët në provime. “Studentët gjatë disa muajve punë kanë treguar se munden të ndëgjojnë edhe ligjiratat në gjuhën Serbe dhe ne gjuhën Shqipe.  Ligjiratat e përbashkëta që i kanë ndëgjuar i kanë afruar studentët e nacionalitetit shqiptar dhe serb” tha Vunjak.

Kryetari i trupit Koordinues ministri Milan Markovic ka deklaruar se ata të cilët kan me së shumti dobi nga projekti i hapjes se degës se fakultetit në Bujanovc janë studentët e Bujanovcit , sepse pervec se i ofrohet arsim cilesore atyre gjithashtu i mundesohet që të studiojnë në shtëpi. “Studimi në degën e fakultetit ekonomik në Bujanovc ju mundeson që një ditë kur të merrni diplomën të mund të punsoheni ku do.  Nuk do të gjeni vetëm lumturin personale, mirëpo me dijen tuaj do të i ndihmoni zhvillimit të Bujanovcit dhe Serbisë. Tani ju keni një përgjegjsi shumë të madhe”. Markovic theksoi  se është e nevojshme  që “modeli Vojvodina dhe kujdesi” për një të ardhme të përbashkët të transferohet edhe në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë. Nëse  në të ardhmen shansin tonë  e shohim në këtë bashkesi dhe ne multietnicitet , ne do të i’a arrijmë që një ditë keto tri komuna ne jug te Serbisë te ngjajnë me Suboticën”

“Fakulteti ekonomik në Suboticë ka një progress në rritje përshkak se ka arsim dhe profesorë kualitativ, bashkpunim me fakultetet tjera dhe me kompani. Ky është vendi ku do të arrini njohuri te shkëlqyera te cilat do të mund ti aplikoni”, deklaroi ministri Obradovic.

“ Hapja e degës së fakultetit ekonomik ne Bujanovc është një arritje shumë e madhe dhe një sukses per të gjithë ata të cilët kan qenë pjesë këtij procesi , vecanërisht trupi Koordinues i cili pa pushuar ka punuar ne këtë projekt dhe fakulteti ekonomik ne Suboticë i cili njohu rëndësinë e iniciativës dhe mundësoi hapjen e degës”, ka thënë ambasadorja e Shtetëve të Bashkuara të Amerikës  Mary Warlick.  “Për ju student hapja e kesaj dege paraqet fillimin e një pune të veshtirë”.

Trupi Koordinues, Ministria e arsimit dhe shkncave, Fakulteti Ekonomik, Këshilli Nacional i Shqipëtarëve punojnë në mënyrë që juve tu ua japin mundësinë të shkolloheni . tani ne ju mbetet pergjegjsia qe ne perputhje me mundësitë e krijuara ti hapni i vetës mundësi të reja”.

Ambasadori i Britansë së Madhe Michael Davenport ka deklaruar “ Jam i vëtdijshëm se viti i parë i punes së fakultetit ekonomik në Bujanovc është përplot me sfida, si për profesorët ashtu edhe për studentët. Jam i sigurt që do të jeni krenarë se ishit pikërisht ju ata qe kontribuat që të jetësohet një institucion i ri arsimore në një rreth.

Shpresoj që ky fakultet, me standardet e veta arsimore , do të ndikoj në rritjen e kualitetit të përgjithshëm arsimorë në jug të Serbisë dhe që në një të ardhme të afërt do të jemi dëshmitare të ndikimit pozitiv të këtij procesi në rrethin e gjër”.

Zevendesi i ambasadorit të misionit të OSBE-se Tomas Moore ka thënë se Bujanovci dhe Subotica janë dy qytete të ndryshme të cilat janë të ngjashme nga përbërja e tyre multietnike: “ Keni ardhur në një mes e cila ndryshon nga mesi në të cilin jetoni , mirëpo me të cilin ndani multnicitetin.

Ju rriteni në një Serbi e cila ndryshon nga ajo që janë rritur prindërit tuaj. Vizita juaj në Suboticë është simbol i atij ndryshimi”.

“ Une besoj se ende mund të gjejmë shembuj të bahskpunimit me Suboticën , përshkak se bahskpunimi jonë me këtë qytet, i cili duhet të jetë shembull i një praktikë të mirë, duhet të shihet edhe nga aspekti i simbolikës. Subotica dhe Bujanovci janë rrethe multietnike. Duke pasur parasyshë se Subotica është  me e zhvilluar mendoj se mund të mësojmë shumë gjëra nga qytetarët e këtij qyteti”, ka thënë kryetari i komunës së Bujanovcit Shaip Kamberi.

“ Ne fillimin e iniciativës për hapjen e degës së fakultetit ekonomik në Bujanovc , isha skeptik”, ka thënë kryetari i keshillit nacional të Shqipëtarëve Galip Beqiri dhe ka shtuar “ Ka patur mjaft vështërsi mirëpo ka qenë knaqësi që në Suboticë kemi gjetur modelin e përshtatshëm për organizimin e mësimdhënies multietnike në Bujanovc dhe që dekani Vunjak ka qenë i gatshëm për bashkpunim në këtë projekt kaq te rëndësishëm”

Të pranishmive ju kanë drejtuar studentet e fakultetit Ekonomik nga Bujanoci dhe Subotica të cilat kanë treguar kënaqësi që ju ka ofruar mundësia për të shoqruar me kolegët e tyre dhe kanë theksuar kushte të mira për studime në paralelën e Bujanocit.

Pasë shoqërimit me kolegët e fakultetit, studentët nga Bujanoci kanë vizituar kolgët e tyre të cilët studijojn në paralelen e fakultetit Ekonomik ne Novi Sad.

Trupi Koordinues mbeten të angazhuar për punën dhe përparimin e kushteve të studimeve dhe krijimin e mundësive për kualitetin e arsimit të lartë në jug të Sërbis.