Arkiva e lajmeve
                   

STIMULOHEN NDËRMARRJET PRIVATE

20. dhjetor 2013.

Pushteti lokal i Bujanocit ka nënshkruar sot kontratë me 36 ndërmarrje afariste dhe përmes këtij projekti do të punësohen 43 punëtorë të rinj. Ceremonia e këtij solemniteti është mbajtur në sallën e kuvendit komunal të Bujanocit dhe të pranishëm përveç udhëheqësisë së komunës ishin edhe përfaqësues nga Enti Republikan për Punësim.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, para të pranishme është shprehur i kënaqur që është sot në këtë ceremoni të nënshkrimit të programeve për zhvillimin e komunës së Bujanocit dhe për punësimin e të rinjve.

 Po ashtu falënderoj edhe këshillin për punësim e cila ka bërë një punë shumë të madhe dhe ne nga dita e hapjes së konkursit kemi pasur 36 firma në territorin e komunës së Bujanocit që kanë konkurruar në këtë projekt dhe sot do të bëjmë nënshkrimin e punësimit të 43 punëtorëve” është shprehur Arifi.

Përfaqsuesit e Enti Republikan për Punësim thanë se ndjehen të lumtur dhe se kanë pasur një qëllim të përbashkët për të zhvilluar këtë rajon dhe mënyra e vetme është rritja e punësimit dhe unë shpresoj se ky është vetëm fillimi i një bashkëpunimi të mire dhe na presin një varg projektesh që kanë pqë qëllim avancimin e situatës socio-ekonomike të rajonit.

Edhe për Fazila Azemoviq ky është një projekt shumë i rëndësishëm e që përkon dhe me qëllimin e Zyrës për Zhvillim Ekonomik lokal që është në kuadër të komunës së Bujanocit. Ajo më tej ka shtuar se në vitin 2014 do të kemi edhe një projket të ngjashëm me këtë.

 Vlera e këtij projekti kap shumën nga buxheti i komunës së Bujanocit  3 milion 200 mijë dinarë ndërsa pjesa tjetër prej 2 milion e 28 mijë nga programi PBILD.

Burimi: Titulli dhe Trupi Koordinues