Arkiva e lajmeve
                   

STATISTIKA E COVID-19 NË SERBI

27. mars 2020.

Zyra për TI dhe eUprava hapi të dhënat dhe vuri në dispozicion statistikat mbi numrin e të infektuarve me virusin COVID-19 në territorin e Republikës së Serbisë.

Qytetarët në linkun www.covid19.data.gov.rs mund të shohin të dhëna për numrin e përditshëm dhe të numrit të përgjithshëm të personave të infektuar, si dhe vizualizimin e këtyre të dhënave nga komunat dhe qytetet, duke filluar nga 6 mars, kur u regjistrua zyrtarisht rasti i parë me COVID-19 në Serbi.

Të dhënat po ngarkohen gjithashtu dhe rreth numrit të qytetarëve në izolim nga komunat dhe qytetet, ndërsa të gjitha të dhënat mund të shkarkohen në formatin Xls dhe CSV për përpunim dhe vizualizim të mëtutjeshëm.

Zyra për TI dhe eUprava u bën thirrje qytetarëve që të përdorin këto informacione dhe t'i paraqiten me zgjidhjet e tyre në opendata@ite.gov.rs.

Zgjidhja e përdorur për të vendosur dhe vizualizuar të dhënat është një nga fituesit e sfidës së hapjes së të dhënave në Serbi - Komunat e Serbisë (https://opstine.data.gov.rs/) në kuadër të projektit "Të dhëna të Hapura - Mundësi të Hapura", i cili është implementuar me mbështetje nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Banka Botërore, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar dhe Agjensia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (SIDA).

Burimi: www.ite.gov.rs dhe Trupi Koordinues